Moti i keq bënë NAMIN në Greqi, shënohen dy v*ktima dhe dëme të mëdha!

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima. Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit. Viktima e dytë është një grua e cila u gjet e vdekur në zonën Glifadha të Athinës. Dëshmitarë okularë thanë se viktima u godit nga një makinë që ishte rrëmbyer prej ujit të shirave të shumta që ranë gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Më herët stuhia goditi gjithë vendin ndërsa dëme janë shënuar në ishullin e Gavdos në jug të Kretës si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias. Meteorologët paralajmëruan shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre.

Mbrojtja civile u kërkoi banorëve të zonave në rrezik të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë një shkak serioz ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm.

Pamjet janë marrë nga qendra e Athinës ku reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë dhe kryqëzime si dhe nga zona e Patrës ku era e fortë ka pezulluar kalimin lundrimin nga dhe drejt porteve të Jonit dhe drejt Italisë./Top Channel

Related Posts

E trishtë! Ky është qyteti i parë shqiptar që po “vd*s”! Nuk ka ngelur pothuajse asnjë i ri

Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftës nuk ekziston më dhe të gjithë punonjësit e…

SKANDAL/ Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë: Stafi mjekësor pa rroga që në dhjetor

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për vonesën ekstreme në kalimin e pagës për punonjësit e shëndetësisë. Sipas Shoqatës, edhe pse…

Paralajmëron meteorologia, merrni masat

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë…

Paolo Fox vjen me lajmin BEFASUES: Nga sot horoskopi BEKON 4 shenja ne pasuri

DASHI Nëse një situatë nuk ju përshtatet më, ajo duhet të ndryshojë shpejt. Menjëherë. Ju keni energji, ide dhe guxim, por rrezikoni t’i shpërdoroni ato nëse vazhdoni…

I fundit! Vdekje e dhimbshme e një vajze të re në Tiranë

Ngjarje e rëndë në Tiranë: 30-vjeçarja humb jetën pas rënies nga pallati Një ngjarje tragjike është regjistruar në rrugën “Ilia Dilo Shepëri”, ku një grua 30-vjeçare ka…

𝐌ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐣𝐚 𝐌𝐢𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐀𝐠𝐨𝐥𝐥𝐢: 𝐏ë𝐫 𝐭𝐲, 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝, 𝐪ë ç𝐝𝐨 𝐦𝐚𝐧𝐠ë𝐬𝐢 𝐭ë 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐬, 𝐞 𝐪𝐮𝐚𝐧 𝐝ë𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭ë 𝐦ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭

MESAZH Për ty, prind, që çdo mangësi të fëmijës, e quan dështim të mësuesit. E vërteta duhet thënë qartë: shkolla nuk zëvendëson familjen. Mësuesi nuk mund të…