SKANDAL/ Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë: Stafi mjekësor pa rroga që në dhjetor

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për vonesën ekstreme në kalimin e pagës për punonjësit e shëndetësisë. Sipas Shoqatës, edhe pse data është 22 janar 2026, paga e muajit dhjetor 2025 ende nuk u është dhënë infermiereve dhe stafit mjekësor.

Në një deklaratë për mediat, shoqata thekson mungesën e njoftimeve dhe justifikimeve për këtë vonesë, si dhe heshtjen e institucioneve përgjegjëse dhe sindikatave që zakonisht reagojnë vetëm për interesa personale ose politike, duke mos mbrojtur punonjësit si individë.

“Edhe punonjësit heshtin nga frika e presioneve të vazhdueshme, përfshirë kërcënime për largim nga puna, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar dhe premton vetëm rritje page në formë lëmoshe për t’ua mbyllur gojën,” thuhet në deklaratën e Shoqatës.

Shoqata përshkruan situatën si një problematikë të përsëritur prej vitesh, ku përgjegjësia bie mbi punonjësit që duhet të presin pa fund për të marrë të drejtën e tyre financiare. Ajo thekson se kjo situatë është e turpshme, sidomos pas shumë skandalesh dhe vjedhjesh të pajustifikuara në sektorin e shëndetësisë, kur punonjësit e frontit të parë duhet të punojnë pa sigurimin e të ardhurave të tyre. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë shpreh shpresën se dikush do të marrë përgjegjësinë për këtë vonesë dhe se fenomeni nuk do të përsëritet më.

REAGIMI
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise shpreh shqetësimin e saj lidhur me vonesën ekstreme të mos kalimit të pagës për punonjësit e Shëndetësisë. Pa asnjë njoftim dhe pa asnjë justifikim edhe pse data është 22 Janar 2026 paga e muajit Dhjetor 2025 ende nuk ju është dh?në punonjësve të Shëndetësisë. Më e turpshme se kjo është dhe heshtja që ka kapluar çdo indivi,punonjës dhe institucion e për më tepër sindikatat inekzistente në Shqipëri që reagojnë vetëm kur kanë interesa përsonale apo politike për marje kuotash ose fondesh por që punonjësit i shohin si përfitim e jo si individ për ti përfaqësuar. Heshtja e vetë punonjësve që dhe kur sju japin hakun e merituar heshtin nga frika e presioneve të vazhdueshme që ju bëhen me largime nga puna. Dhe qershia mbi tortë është heshtja e vetë Ministrisë lidhur me këtë shqetësim duke mos bërë asnjë reagim e për më tepër duke premtuar rritje page në formë lëmoshe ose si formë për tju mbyllur gojën.
Një problematikë e përsëritur prej vitesh e pa asnjë përgjegjësi e përgjegjës dhe e gjitha rëndon mbi punonjësit që rrinë me sytë nga banka kur do ju kaloj paga.
Është turp që pas laq shumë skandalesh në Shëndetësi dhe vjedhje të pajustifikuara nuk ka akoma lëkë për tju paguar pagat punonjësve që janë fronti i parë në përballje në çdo situatë që vëndi kalon.

Duke shpresuar që dikush të dalë të mbaj përgjegjësinë për këtë shpresojmë që ky fenomen të mos përsëritet më.
Shoqata e Infermierëve të Shqiperise
22 Janar 2026, Tiranë,

Related Posts

Sa shpejt ikin vitet! Nga “Ngjyra e kuqe” te jeta si familjar/ Keni për t’u surprizuar, Floriani është bërë baba i dy fëmijëve! (FOTO)

Të gjithë e mbajmë mend si djaloshin e vogël dhe tejet simpatik që “vodhi” zemrat e publikut shqiptar përkrah Adrian Gaxhës me hitin e padiskutueshëm “Ngjyra e…

Pas shumë vitesh, një ballafaqim i fuqishem në Big Brother VIP Albania (Video)

Të gjithë sytë janë drejtuar te spektakli i nesërm i “Big Brother VIP Albania”, i cili premton të jetë një nga mbrëmjet më të zjarrta dhe plot…

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga

Shumë para dhe fat në vitin 2026 për këta njerëz – ja çfarë parashikoi Baba Vanga Shikuesja e njohur Baba Vanga nga Bulgaria është e njohur për…

Kënga “Zemra e re” bëhet virale, Labinot Tahiri i shkruan Elijonës!

Këngëtari Labinot Tahiri në emisionin “Weekend”, u shpreh mirënjohës ndaj Elijonës për viralitetin e këngës së tij “Zemra e Re”. “I kam shkruar në Instagram dhe i…

Psikologia flet për gjendjen shëndetësore të Gjestit dhe situata nuk duket aspak mirë

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, aktualisht ndodhet në paraburgim dhe ka bërë një deklaratë të rëndësishme para gjykatës, duke shprehur se veprimet për të cilat…

Tensionet e forta në Big Brother: A do të ketë pasojat e rënda për Rogertin?

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë në një atmosferë të tensionuar, ku situata ka arritur në një pikë kulmore pas një debati të ashpër mes…