Një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të kryebashkiakëve të Taorminës, Cateno De Luca, dhe të Santa Teresa di Riva, Danilo Lo Giudice, që ishin duke dokumentuar situatën e motit të keq që ka goditur bregdetin të Sicilisë.
Drejtuesit vendorë kishin shkuar në shëtitoren e Santa Teresa di Riva për të treguar nga afër fuqinë e dallgëve të forta, të cilat kanë goditur rajonin që prej ditës së martë. Ndërkohë që kamerat po fokusonin detin e trazuar, një valë e papritur përfshiu të dy kryebashkiakët, duke i surprizuar dhe duke i bërë ata të kalojnë në një situatë të rrezikshme.
Pas ngjarjes, Cateno De Luca publikoi videon në rrjetet sociale dhe apeloi qytetarët që të shmangin rrezikun. “Mos bëni atë që bëmë ne. Qëndroni larg shëtitoreve dhe përrenjve. Në Santa Teresa, disa orë më parë, u përfshimë nga një valë teksa, së bashku me kryebashkiakun Danilo Lo Giudice, po tregonim drejtpërdrejt pasojat e shkaktuara nga cikloni Harry”, shkroi ai në postimin e tij.
Il sindaco di Taormina Cateno De Luca e il sindaco di Santa Teresa di Riva Danilo Lo Giudice vengono travolti da un'onda anomala durante una diretta su Facebook e le immagini diventano virali pic.twitter.com/2zCsEocjOl
— Repubblica (@repubblica) January 20, 2026