Një 19-vjeçar në Lushnje është arr estuar dhe ka nisur procedimi penal për një shtetaseje braziliane, të dyshuar për përfshirje në aktivitete pro stitucioni.
Në kuadër të hetimeve për shfrytëzimin e një shtetaseje të huaj për pros titucion, specialistët e Hetimit të Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, zhvilluan operacionin që çoi në arrestimin e shtetasit S. M., 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë.
Hetimet zbuluan se ky shtetas kishte shfrytëzuar për pros titucion shtetasen braziliane L. S., 25 vjeçe, të cilën e kishte strehuar për rreth dy muaj në ambiente të ndryshme, përfshirë edhe në banesën e tij. Shtetësja braziliane e ushtronte prostitucionin në vende të tjera përveç banesës së tij. Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka proceduar penalisht edhe shtetasen L. S., për veprën penale “Ushtrimi i prost itucionit”. Gjatë operacionit, janë sekuestruar dy celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në hetim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.