Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia..

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë .

Sipas njoftimit zyrtar, të miturit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese, duke goditur shtëpinë e një 42-vjeçari që ushtron detyrën e inspektorit të pyjeve pranë Bashkisë së Pogradecit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, ndërsa pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi dhe kanë shkuar në varrezat e qytetit, ku kanë hapur një varr të braktisur për të fshehur armën e krimit, një automatik të llojit kallashnikov.

Pas një periudhe disa mujore ndjekjeje dhe punë operative, policia ka arritur të zbulojë vendndodhjen e armës, duke e sekuestruar së bashku me një sasi municioni luftarak dhe gëzhoja të modelit 56, të cilat përputhen me armën e përdorur në ngjarje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se njëri nga 16-vjeçarët është person i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i proceduar për plagosje me thikë ndaj një bashkëmoshatari pas një konflikti banal

Për këtë arsye, hetuesit po verifikojnë nëse i mituri ka qenë pjesë e ndonjë grupi të strukturuar të të rinjve që mbajnë armë në zonë, apo nëse ngjarja lidhet me ndonjë hakmarrje ose presion ndaj inspektorit të pyjeve, i cili në ushtrim të detyrës së tij ka bllokuar shpesh raste të prerjeve të paligjshme të druve në zonat malore të Pogradecit dhe Çervenakës.

Në banesën e njërit prej të rinjve, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e rendit, u gjetën gjithashtu fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa prova të tjera materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike. Ndërkohë, Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin e ngjarjes dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar autorët në fshehjen e provave.

Të dy të arrestuarit do të përballen me akuzat për “Vrasje të mbetur në tentativë”, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe “Prishje e varreve”, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme procedurale

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…