Çfarë po ndodh keshtu!!? Jeper alarmi i madh per..

Ballkani Perëndimor rezulton rajoni më i ndotur në Evropë gjatë dimrit. Studimi i publikuar nga “The Guardian” tregon alarm te madh per nivele të ndotjes nga grimcat. Ekspertët paralajmërojnë pasoja serioze për shëndetin dhe kërkojnë masa urgjente.

Kur flitet për qytetet më të ndotura në botë, zakonisht përmenden Delhi apo Pekini. Por të dhënat e fundit tregojnë se ndotja ekstreme është shumë më afër Evropës, në Ballkanin Perëndimor.

Sipas një studimi të publikuar nga gazeta britanike The Guardian, ndotja nga grimcat në Ballkan është më e larta në Evropë dhe, në disa ditë dimri, tejkalon edhe nivelet e regjistruara në Pekin.

Ekspertët thonë se dioksidi i squfurit dhe ndotës të tjerë në rajon janë deri në 30 herë më të lartë se mesatarja e Evropës Perëndimore.

Hulumtimi u krye nga Instituti Paul Scherrer në Zvicër, i cili monitoroi ndotjen në Sarajevë duke përdorur sensorë të avancuar të vendosur në një automjet lëvizës.

Matjet treguan se kufijtë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u tejkaluan për 66% të kohës, shpesh me nivele tetë herë më të larta se norma e lejuar.

Zonat më të ndotura rezultuan lagjet e banimit, ku ndotja shkaktohet kryesisht nga ngrohja e shtëpive me dru, qymyr dhe mbetje, si dhe nga automjetet e vjetra. Një makinë mesatare në Sarajevë është 19 vjeç, gati dyfish më e vjetër se në vendet e Evropës Perëndimore.

Lexo gjithashtu: Mos u gëzoni nga orët me diell, behuni gati, c’ndodh me temperaturat pasditen e sotme
Ekspertët vlerësojnë se rreth 3,300 persona humbin jetën çdo vit në Bosnje dhe Hercegovinë si pasojë e ndotjes së ajrit.

Ata rekomandojnë izolimin e shtëpive, zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin drastik të përdorimit të sobave, me synimin për të ulur ndotjen deri në 90% brenda vitit 2033.

Studimi paralajmëron se pa masa të menjëhershme, ndotja e ajrit do të mbetet një nga kërcënimet më serioze për shëndetin publik në Ballkanin Perëndimor.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…