Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë protestës së opozitës para godinës së Kryeministrisë, ku një bombulë e gazit lotsjellës ka goditur një të mitur në kokë.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri, i cili ndodhej mes turmës së protestuesve, është goditur nga një predhë e gazit të hedhur nga forcat e rendit. Menjëherë pas incidentit, ai është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa shëndeti i tij po monitorohet nga autoritetet shëndetësore.
Policia e ka konfirmuar përdorimin e gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës, por ende nuk ka dhënë detaje zyrtare për identitetin e të miturit apo gjendjen e tij. Ngjarja ka shkaktuar reagim të fortë në mesin e protestuesve, të cilët kërkojnë hetim të menjëhershëm për rastin.
