I riu shqiptar fiton 20,000 £ për 7 minuta live në TikTok nga burgu, shokon autoritetet britanike

Një shqiptar i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, Eugert Merizaj, ka arritur të fitojë rreth 20 mijë paund brenda vetëm 7 minutash përmes një livestream-i në TikTok, të realizuar nga brenda burgut ku ndodhet që prej vitit 2022. Sipas gazetës britanike The Sun, Merizaj përdori një telefon të futur në mënyrë të paligjshme në qeli, duke marrë pjesë në një lojë online ku ai dhe një person tjetër u kërkonin ndjekësve të dërgonin dhurata virtuale, të cilat më pas konvertohen në para cash. Në total, gjatë transmetimit live, ai arriti të mbledhë 5,429,625 pikë, ekuivalente me 20,000 paund.

Raportimi britanik thekson se Merizaj përdori disa llogari të ndryshme TikTok për të rritur fitimet, ndërsa dyshohet se paratë kanë kaluar në llogarinë e një miku të tij jashtë burgut. Gjatë transmetimeve, ai u pa i veshur me këpucë Dolce & Gabbana dhe duke ndezur cigare, ndërsa në një moment u mburr se nuk mund të dëbohej nga Britania pa firmën e tij. Ngjarja ka shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet britanike, ku Sekretari për Drejtësinë, Nicki Timothy, kërkoi ndëshkim të ashpër dhe deportim, ndërsa Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka nisur një hetim urgjent.

Pas reagimit të autoriteteve, TikTok bllokoi menjëherë llogaritë e Eugert Merizajt, duke i pamundësuar tërheqjen e shumës së grumbulluar. Merizaj është dënuar me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të një rivali të trafikut të drogës, Hemaëand Ali Hussein, krim i kryer në vitin 2019, ndërsa vendimi u dha në 2022. Mediat raportojnë se ai ka pranuar të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri dhe pritet të transferohet në qytetin e Fierit.

Related Posts

“Petriti u v*ra sepse shpëtoi tre të moshuar nga agresori!”- Gruaja rrëfen tm*rrin e masa*krimit me çekiç të burrit: Autori më tha e ke në tokë, ishin 3 vetë! Donin të më vr*snin edhe mua, por…

Petrit Ndou humbi jetën e tij duke shpëtuar 3 persona të moshuar që ndodheshin në rrezik. Kështu shprehen familjarët e të ndjerit që u godit për vd…

MOTI! Vjen nje lajm per kete vend, paralajmerohet per kujdes!

Rruga nacionale Burrel – Skuraj vijon të jetë në gjendjen e saj më të degraduar. Ky aks rrugor që lidh Qarkun Dibër me veri-perëndimin e vendit, por…

SHKURTI është pranë, këto janë 4 shenjat me me fat

Astrologia Helena Hathor parashikon se muaji Shkurt do të jetë veçanërisht e favorshme për katër shenja të horoskopit. Sipas saj, këto shenja do të kenë më shumë…

Shtrëngata dhe reshje në nisje të javës, IGJEUM zbulon zonat problematike

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën. Sipas të dhënave, në të gjitha qarqet priten reshje intensive deri në mesatare….

Durrsaku i kërkon shokut të kujdeset për gruan e tij pasi iku në emigrim, ai i bën të paimagjinueshmen

Një burrë i cili emigronte për të fituar para për familjen e tij kur është larguar i ka kërkuar shokut të tij të kujdesej për gruan. Gazetarja…

Humb jetën 32-vjeçari, punonte më shumë se 16 orë në ditë

Pasi mori një ngritje në detyrë, Gao Guanhui punonte 16 orë në ditë, pa ditë pushimi, duke koduar, duke menaxhuar ekipin e tij dhe duke komunikuar me…