Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Fier–Libofshë.
Sipas Policisë, një motomjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç. Motomjeti rezulton të ketë qenë pa targa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.