Akuzat/ Rames iu dha bursë për Harvard si minoritar grek prej nje fondacion helen

Ish-deputetja Niki Tzavella, ka pretenduar se kryeministri Edi Rama mori një bursë nga një fondacion grek për të studiuar në Harvard. Media greke shkruan se sipas ish-deputetes, kryeministri shqiptar, studioi në Universitetin e Harvardit me një bursë nga një fondacion grek, ku Tzavella ishte vetë nënkryetare.

Niki Tzavella, përgjegjëse për përzgjedhjen e studiuesve të Evropës Juglindore në Harvard, zbuloi në një postim në X, se ishte ajo që zgjodhi kryeministrin, asokohe kryetarin e atëhershëm të bashkisë së Tiranës, për të studiuar me bursë nga një fondacion grek.

Sipas Tzavella, kriteri kryesor për të marrë këtë bursë, ishte të kishe prejardhje nga minoritetet. Media greke shkruan se, kryeministri shqiptar e përmbushi kërkesën, pasi nëna e tij është greke. Ky postim vjen si pas sulmit të kryeminstrit Rama ndaj gazetarit greko-amerikan John Defterios gjatë Samitit për Zhvillim të Qëndrueshëm në Abu Dhabi.

“30 vjet më parë ai nuk ishte famëkeq. E zgjodha për shkak të njohurive të mia shumë të mira për Shqipërinë, për shkak të punës sime të mëparshme atje. Ai ishte gjysmë minoritet, kishte kualifikimet e kërkuara (kryetar bashkie, të cilat nuk i kishin njerëzit e tjerë të minoriteteve. Ishte e detyrueshme që ai të ishte institucional) dhe sigurisht që ishte i aftë. Shqiptari tjetër me të cilin studiuam u bë Ministër i Financave, unë ia kisha pagëzuar fëmijën, ai vdiq i ri. Nuk kishte kuptim. Në fund të fundit, në Evropën Juglindore në atë kohë kishte shumë pak njerëz që përmbushnin kërkesat për një arsimim në Harvard. Do të habiteni kur të shihni se cilët politikanë në Evropën Juglindore erdhën nga ky Fondacion. Ndoshta unë i kam ofruar më shumë Shqipërisë. Gabimi im MË I MADH ishte që e zgjodha atë për të studiuar në Harvard, herën e parë, me një bursë nga Fondacioni Helenik. PRANDAJ ai e urren Greqinë. Sepse nga një Kryetar Bashkie gjysmë i egër i Tiranës, ai studioi në Amerikë.”– shkruan ajo./Shqip

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…