Policia jep detaje për aks*dentin tragjik në Gramsh. Mësuesja ndërroi j*etë, shoferi dhe infermierja janë në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin “Gramsh–Porocan”, ku një kamion ka dalë nga rruga, duke sjellë pasoja tragjike. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur mësuesja Albana Boja, e cila udhëtonte si pasagjere në mjet.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, Shaban Kotorri, 38 vjeç, si edhe infermierja Dëshira Hoxha, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake të policisë, kamioni me drejtues shtetasin Shaaban Kotorri ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për mësuesen Albana Boja nuk ka mundur të bëhet asgjë për t’i shpëtuar jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Gramsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Related Posts

E rëndë në Big Brother VIP, produksionin fsheh urgjentisht pamjet e sfidës së rrezikshme

Ajo që u paraqit si një lojë brenda Big Brother VIP Albania, u shndërrua në një skenë shqetësuese që ngre pikëpyetje serioze për kufijtë e këtij formati….

TRAGJIKE! Shpërthen avioni pasi rrëzohet, VIKTIMA dhe të plagosur (Video)

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rrëzimit të një avioni privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor, në shtetin amerikan të Maine, raporton…

Rama “xhindos” grekët, zbulojne sekretet për origjinën e kryeministrit! Pamjet e bujshme te të afërmve me Enver Hoxhën

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së 15 janarit në Abu Dhabi, ku në një shkëmbim batutash me moderatorin amerikano-grek John Defterios u shpreh se grekët…

‘I fëlliqur, i pështirë’/ Plas sherri në BBV, situata del jashtë kontrollit në BBV mes Mirit dhe Mateos

Tensionet mes Mirit të “West Side Family” dhe Mateos (Armir Shahini) kanë arritur kulmin në shtëpinë e Big Brother, ku dyshja u përfshi në një debat të…

Vdekja tragjike e 19-vjeçarit, grabitet nga një burrë pasi u gjet i pajetë në rrugë dhe më pas shtypet nga një makinë

Një ngjarje tronditëse dhe me elementë thellësisht çnjerëzorë është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Corso Marconi, në cep me Via Nizza, në lagjen San Salvario, gjatë…

‘Drejtësi ose vetgjyqësi!’ “Ti dënojë drejtësia ose do bëj vetgjyqësi”/ Iu përdh*nua mbesa nga vr*sësi i të vëllait, Lulëzim Lleshi: Kanë ng*acmuar s*’ksualisht edhe dy vajzat e mia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër ku, një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga partneri i nënës së saj, Kelmend Krusa…