E rëndë në Big Brother VIP, produksionin fsheh urgjentisht pamjet e sfidës së rrezikshme

Ajo që u paraqit si një lojë brenda Big Brother VIP Albania, u shndërrua në një skenë shqetësuese që ngre pikëpyetje serioze për kufijtë e këtij formati. Sfida e ideuar nga Lori Caffe konsistonte në mbajtjen e këmbëve në një enë të mbushur vazhdimisht me ujë dhe akull. Kush rezistonte më gjatë, fitonte. Në letër, një provë durimi. Në praktikë, një eksperiment ekstrem mbi trupin e njeriut.

Shumë prej banorëve nuk arritën ta përballonin dhe e ndërprenë sfidën më herët, për shkak të dhimbjes dhe pamundësisë fizike. Pesë prej tyre, Brikena, Artan, Mal, Rogert dhe Anxhelo, vendosën të shkonin deri në fund, duke qëndruar plot 7 orë me këmbët në ujë me akull. Në atë pikë, sfida kishte kaluar çdo kufi normal dhe kishte hyrë në territorin e rrezikut serioz shëndetësor.

Pas përfundimit të sfidës, një nga banorët, Artan Kola, pati gjakderdhje nga këmbët. Lëkura ishte çarë dhe dëmtimin mund ta merrnim me mend. Vetë banorët ishin ata që nisën të komentonin gjakderdhjen e tij. Por çfarë shtoi shqetësimet është mënyra se si kjo ngjarje u menaxhua brenda shtëpisë, nda produksioni. Banorët nuk u lejuan ta diskutonin hapur atë që kishte ndodhur. Kamerat u shmangën. Në një moment, teksa Stelina po përmendte faktin që Artanit po i dilte gjak nga këmbët, ndërhyrja ishte e drejtpërdrejt: “kujdes mikrofonin”.

Mbajtja e këmbëve në ujë me akull për një kohë kaq të gjatë sjell pasoja shumë të rënda.

Ekspozimi ekstrem ndaj të ftohtit ngadalëson qarkullimin e gjakut deri në pikën ku indet fillojnë të dëmtohen dhe të vdesin, duke rritur rrezikun për ngrirje të indeve. Nervat periferikë pësojnë dëmtime, çka mund të sjellë mpirje të zgjatur, dhimbje kronike dhe humbje ndjeshmërie që nuk rikthehet lehtë.

Lëkura, e ekspozuar për orë të tëra në ujë të ftohtë, çahet, humb barrierën mbrojtëse dhe bëhet terren për infeksione serioze.

Trupi humb nxehtësi në mënyrë të vazhdueshme, duke rritur rrezikun për hipotermi edhe kur pjesa tjetër e trupit është jashtë ujit. Në raste ekstreme, pasojat nuk janë vetëm afatshkurtra, por mund të lënë dëmtime të përhershme.

Nuk është më lojë dhe as show, në momentin kur shëndeti i njerëzve vihet realisht në rrezik. Argëtimi nuk justifikon dhimbjen, gjakderdhjen apo fshehjen e incidenteve që ndodhin para syve të publikut.

Një format televiziv që merr përsipër të testojë kufijtë e banorëve ka detyrimin minimal të vendosë kufij të qartë, përpara se sfida të kthehet në një situatë që askush nuk duhet ta normalizojë. Kur kamerat fiken dhe mikrofonët “kujdesen”, të parët që duhet të bëjnë kujdesin më të madh janë produksioni dhe “Top Channel”./IconStyle,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…