Ngjarja në Durrës, flet babai: Mu errësuan sytë, ja pse e qëIIova vajzën me thi’kë?

Durrës, 27 janar 2026 – Është zbardhur dëshmia e 56-vjeçarit Mikel Ndoj, i arrestuar pasi plagosi me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare dhe një shtetas tjetër, paraditen e së hënës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit.

Gjatë deklarimit të dhënë para hetuesve, Ndoj ka shprehur pendesë për veprimet e tij, duke pohuar se në momentin e ngjarjes ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit.

Sipas tij, konflikti ka lindur pas përpjekjes për t’u ribashkuar me familjen, nga e cila ishte ndarë prej rreth gjashtë vitesh. 56-vjeçari ka deklaruar se kishte shkuar në vendin e punës së vajzës për të biseduar me të, por situata është përshkallëzuar pas refuzimit të saj për të pasur kontakte me të atin.

Në dëshminë e tij, ai ka pohuar se nuk mban mend me saktësi momentet e ngjarjes, ndërsa ka shprehur keqardhje të thellë për plagosjen e vajzës dhe të shtetasit Onard Memlika, i cili ndërhyri për të parandaluar konfliktin dhe mbeti i dëmtuar.

“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment m’u errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu. Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheva diku afër repartit të zjarrfikëses. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq”, ka dëshmuar 56-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 janarit, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se prindërit e vajzës ishin divorcuar për shkak të dhunës në familje, çka kishte çuar në largimin e 56-vjeçarit jashtë vendit për disa vite.

Sipas burimeve zyrtare, Mikel Ndoj rezulton me precedent penal në Itali për vepra të dhunës. Pas rikthimit të tij në Shqipëri dhe përpjekjeve për ribashkim familjar, refuzimi i vajzës ka çuar në konfliktin që përfundoi me plagosjen e saj dhe të një kalimtari të rastit.

Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ndaj autorit po vijojnë procedurat ligjore për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…