Katër tërmete brenda 12 orësh shqetësojnë banorët e juglindjes

Aktiviteti sizmik ka rikthyer frikën te banorët e juglindjes së vendit, pasi brenda vetëm 12 orëve janë regjistruar katër lëkundje tërmeti, të cilat janë ndjerë në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth.

Në 04:47, një tërmet me magnitudë 2.7 ballë goditi zonën e Bickës. Por shqetësimi është shtuar ndjeshëm në orët e pasdites, kur tre tërmete të tjera janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 50 minutash. Në orën 15:22, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë, me epiqendër në Hoçisht, është ndjerë dukshëm në Korçë dhe zonat përreth. Vetëm tre minuta më pas, në 15:25, një tjetër lëkundje me magnitudë 3.0 ballë ka pasur epiqendrën në Gracë.

Tërmeti i katërt është regjistruar në orën 16:12, me epiqendër në Plasë, me magnitudë 2.6 ballë.

Katër tërmete brenda 12 orësh shqetësojnë banorët

Megjithëse magnitudat kanë qenë të moderuara, frekuenca e lartë e lëkundjeve brenda një kohe kaq të shkurtër ka rritur ndjesinë e pasigurisë te qytetarët.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet dhe specialistët e sizmologjisë po monitorojnë situatën.

Sipas ekspertëve, zona e juglindjes njihet për aktivitet sizmik, por katër tërmete brenda 12 orëve mbeten një zhvillim që kërkon vëmendje.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…