Shoferi polak i kamionit që u përplas me tifozët e PAOK i shokuar: 34 vjet në timon, s’kam parë kurrë diçka të tillë

Shoferi me origjinë polake i kamionit që u përplas me furgonin që transportonte tifozët e PAOK-ut në Rumani, tha se ishte i tronditur nga aksidenti i djeshëm me shtatë viktima.

“Kam drejtuar një kamion për 34 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Kam drejtuar mbi 1,000,000 kilometra dhe kjo është hera e parë që has një situatë të tillë”, theksoi ai, duke përshkruar për Libertatea të Rumanisë atë që ndodhi brenda pak sekondash në autostradën DN6 të cilën vetë rumunët e quajnë “rruga e vdekjes”, shkruajnë mediat greke.

Siç raportohet nga mediat e vendit, aksidenti i djeshëm është më i keqi që ka ndodhur në Qarkun e Timishoarës në të paktën 20 vjet.

Shoferi i furgonit dyshohet se po manovronte për të parë se kur ishte koha e duhur për të parakaluar, sipas asaj që pohoi një dëshmitar okular.

Ai e kuptoi gjatë parakalimit se nuk mund ta përfundonte parakalimin dhe u përpoq të hynte në korsinë e tij. Në momentin që shmangu kamionin në të djathtë të tij, u përplas me kamionin e kuq”, tha dëshmitari, i cili ishte ai që telefonoi 112. Dëshmitari tha se pas aksidentit, pa një nga të mbijetuarit duke dalë nga makina në këmbë.

Aksidenti tragjik ndodhi të martën në Timishoara të Rumanisë, ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut të Selanikut, mes tyre edhe një shqiptar, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…