Një hit shqiptar dhe dy emra të mëdhenj francezë: Çfarë po fshihet pas kësaj kënge?

Një debat i ri po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke vënë në qendër dy emra të njohur të muzikës franceze, Zaho dhe Moha K, si dhe hitin e ri shqiptar “A Je” nga Bardhi. Shkak është bërë publikimi i sekuencave të para të projektit të tyre të ri muzikor me titull “Sayer”.

Sipas reagimeve në rrjet, tingujt dhe vija melodike e këngës së re “Sayer” paraqesin një ngjashmëri të theksuar me baladën “A Je”, e cila u shndërrua në një sukses të madh për Bardhin, duke grumbulluar dhjetëra miliona klikime. Kritikat nuk lidhen thjesht me frymëzim artistik, por me atë që disa e cilësojnë si një përputhje pothuajse identike të strukturës melodike.

Deri në këtë moment, nuk ka asnjë kreditim publik për autorët shqiptarë dhe as ndonjë sqarim zyrtar nëse bëhet fjalë për një huazim të autorizuar. Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi respektimin e të drejtave të autorit dhe mënyrën se si është përdorur prona intelektuale.

Çështja ka ngjallur reagime të shumta, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për artistë me peshë të madhe në industrinë muzikore ndërkombëtare. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim zyrtar nga palët e përfshira apo ndonjë zhvillim ligjor lidhur me këtë situatë,

Related Posts

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Balla përpIaset me Mediun: “Vr*sës, ke vr*rë 26 veta, mos më hajde këtu fare!”

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”. Balla,…

Gazetarja zbulon se është në lidhje me Ministrin e Brendshëm!

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë përballet me një polemikë të re pasi një gazetare zbuloi se ajo është në një marrëdhënie personale me ministrin e…

SuImet ndaj Mirit, Landi shpërthen pas Prime-t (Foto)

Situatat e fundit dhe debatet e forta që kanë përfshirë Mirin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë një valë reagimesh nga rrethi i…

Dukesh më i ri/më e re? Ja pse shpirtërisht rrezatoni rini

Shumë njerëz ndonjëherë komentojnë: “Duken shumë të rinj!” Ky nuk është vetëm efekt gjenetik ose i kremit; sipas traditave shpirtërore dhe astrologjisë, kjo lidhet me energjinë e…

Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale. Për të…