Kush është Besmir Beja, pasuesi i Gazhelit në krye të Doganave

Pas lirimit nga detyra të Gent Gazhelit dhe emërimit të tij si zv.ministër i Mjedisit, drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Doganave i është besuar Besmir Bejës.

Besmir Beja prej muajit gusht të 2024 mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, detyrë të cilën e ushtroi deri në emërimin e tij në krye të Doganave.

Me këtë vendim, Beja merr në duar “timonin” e një prej institucioneve kyçe për ekonominë, buxhetin dhe luftën kundër informalitetit.

?Profil/ Kush është Besmir Beja?

Besmir Beja ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2008. Më pas ai ka vijuar studimet e nivelit master në “Central European University” në Budapest.

Beja ka një përvojë të gjatë profesionale në sektorin privat, organizata ndërkombëtare dhe administratën publike, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ai ka qenë pjesë e Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi si dhe ka shërbyer si Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë.

Për disa vite, Beja ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë, duke luajtur një rol kyç në hartimin dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet evropiane.

Nga viti 2023 deri në korrik 2024, ai ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, ndërsa më pas është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, post që e ka mbajtur deri në emërimin e fundit në krye të Doganave.

Me mbi 12 vite përvojë profesionale, Besmir Beja ka kontribuar kryesisht në fushën e zbatimit të ligjit, hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe në proceset e reformimit të sistemit të drejtësisë,

Related Posts

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Balla përpIaset me Mediun: “Vr*sës, ke vr*rë 26 veta, mos më hajde këtu fare!”

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”. Balla,…

Gazetarja zbulon se është në lidhje me Ministrin e Brendshëm!

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë përballet me një polemikë të re pasi një gazetare zbuloi se ajo është në një marrëdhënie personale me ministrin e…

SuImet ndaj Mirit, Landi shpërthen pas Prime-t (Foto)

Situatat e fundit dhe debatet e forta që kanë përfshirë Mirin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë një valë reagimesh nga rrethi i…

Dukesh më i ri/më e re? Ja pse shpirtërisht rrezatoni rini

Shumë njerëz ndonjëherë komentojnë: “Duken shumë të rinj!” Ky nuk është vetëm efekt gjenetik ose i kremit; sipas traditave shpirtërore dhe astrologjisë, kjo lidhet me energjinë e…

Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale. Për të…