Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se me këtë projekt do të krijojnë kushte më të mira për fëmijët që janë jetimë. Ai përmendi edhe disa projekte të tjera nga pallati i ri i sportit, Bibliotekën Kombëtare dhe vepra të tjera.
Duke e cilësuar Shqipërinë si një pikë referimi për arkitektët, kryeministri tha se arkitektët e rinj të vendit kanë mundësinë të mësojnë nga “mjeshtrit” e huaj.
“Një tjetër arsye për t’u ndjerë mirë në fund të ditës është fakti se arritëm të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve që janë tanimë në një fazë të avancuar dhe një pjesë e tyre janë gati të marrin lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna. Falë këtij procesi do të kemi një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të re, Bibliotekën Kombëtare, një mjedis i shumë nevojshëm prej vitesh, si dhe një tjetër vepër të spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore. ETF investment strategies
Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën dhe një numër të konsiderueshëm institucionesh. Do të kemi Pallatin e ri të Sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen e jurisë, si dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.
Ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët, si dhe për korpusin e ri të inspektoriateve, dhe dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rrjesht drejtoi një institucion që lindi nga hiçi.
Ndërkohë që zhvillohen projekte dhe lidhen marrëveshje të reja dhe Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës, Shqipëria është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që i jep mundësi arkitektëve të rinj që, përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që nuk i ofron asnjë praktikë pune.” , tha Kryeministri.