U dhunua barbarisht në mes të rrugës, Elton Tozaj kërcënohet sërish! I lyejnë shtëpinë me benzinë, gazetari reagon ashpër

Gazetari Elton Tozaj i cili vetëm 1 muaj më parë u rrah barbarisht, ka treguar së fundmi se është kërcënuar përsëri.

Me anë të një reagimi në ‘InstaStorty’ ai ka shkruar se nuk mund t’ja mbyllin gojën kërcënimet apo dhuna.

“Mund të më intimidoni rrihni ose kërcënoni, por kurrë nuk do mbyllni gojën e një gazetari të lirë të një vend të lirë“, shkruan ai.

Një detaj i bërë i ditur përsëri në rrjetet e tij sociale është se këtë herë gazetarit i është lyer shtëpia me benzinë nga persona të paidentifikuar.

Sipas Tozajt,i cili foli disa ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur”, sulmi i më 26 dhjetor 2025,erdhi pas publikimit të disa materialeve filmike që, sipas tij, provonin lidhje të rrezikshme mes personazheve të njohur të ekranit dhe individëve të botës së krimit.

Ai rrëfeu se mbrëmjen e ngjarjes ishte takuar me dy persona që i njihte, pa e ditur se takimi do të përfundonte në një akt dhune ekstreme. Nga momenti i sulmit, gazetari thotë se nuk mban mend asgjë, pasi ka humbur ndjenjat nga goditjet e forta.

“Misioni i gazetarit është të thotë të vërtetën, unë bëj showbizin, në dukje e lehtë. Por showbiz në Shqipëri është çdo gjë. Çdo gjë që unë bëj e ka një qëllim. Shpresoj shumë që ata që përdorin showbiz për tu pasuruar, të hetohen.”

Ai ka treguar se arsyeja pse nuk e denoncoi menjëherë sulmin lidhet me një precedent të krijuar vite më parë, ku sipas tij u kërcënua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë i asaj kohe.

Tozaj ka theksuar se ndaj tij nuk ekziston asnjë çështje penale për shkrimet që ka publikuar gjatë karrierës.

“Nëse ndjehesh i kërcënuar nga deklarata, më hidh në gjyq dhe secili merr atë që i takon, por nuk ka asnjë proces ndaj meje,” tha ai ndërsa shtoi se:“Këtë herë mendova ta ndjek në rrugë ligjore, por ndodhi që në Drejtorinë e Përgjithshme dhe më pas në atë të Tiranës, një nga njerëzit e personit që kam denoncuar punonte aty. Ky person ka kaluar pesë gardhe policie. A është i mbrojtur prej tyre? Ai është personi më i kërkuar për momentin, dhe unë pyes: pse nuk e kapin?”

Ai foli gjithashtu për reagimin e miqve dhe kolegëve pas dhunës ku shtoi se ka marrë mbështetjen e kolegëve dhe jo vetëm:

“Pas incidentit më telefonuan miqtë e mi gazetar, pothuajse të gjithë personazhet e showbizz-it. Më kanë bërë përshtypje dy kolege që nuk më kanë kontaktuar fare. Më vjen shumë keq, sepse, larg qoftë, nëse do t’u kishte ndodhur atyre, unë do t’u isha gjendur publikisht, duke i mbështetur me një story siç bëhen zakonisht në raste të tilla, madje do të isha aty edhe fizikisht.” tha Tozaj,

Related Posts

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg, babai i vajzës…

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës. Një i moshuar…

“Më kanë mbetur vetëm pak muaj jetë!”- Këngëtari i famshëm shokon fansat dhe zbulon problemin shëndetësor me të cilin po përballet

Këngëtari dhe ylli i R&B Ray J ka zbuluar publikisht se mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur vetëm disa muaj jetë, pas problemeve të rënda…

Letër zyrtare që trondit “BBVA”-in: Familja e Selin Bollatit ngre akuza të forta

Familja e Selin Bollatit i është drejtuar zyrtarisht Top Channel dhe produksionit të Big Brother VIP Albania, duke shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën e…

SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku bën lëvizjen e papritur, kërkon ….

Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, numri dy i qeverisë ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e…

Mos i humbni shpresat!/ Aktorja e njohur tregon se mbeti shtatzënë në moshën 44-vjeçe dhe rrëfen se si e priti kur mori vesh lajmin nga gjinekologu!

Aktorja e njohur, Claire Danes foli së fundmi hapur për shtatzëninë e saj të papritur me fëmijën e saj të tretë, kur ishte 44 vjeçe. Aktorja 46-vjeçare…

Paralajmërim i fortë nga Ambasada e SHBA në Tiranë: Mos rrezikoni të …

Ambasada amerikane në Tiranë ka rikujtuar qytetarët shqiptarë që të respektojnë kushtet e vizës dhe periudhën e qëndrimit në SHBA. Teksa ka rishpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan…