Letër zyrtare që trondit “BBVA”-in: Familja e Selin Bollatit ngre akuza të forta

Familja e Selin Bollatit i është drejtuar zyrtarisht Top Channel dhe produksionit të Big Brother VIP Albania, duke shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën e krijuar pas Prime-it të fundit në shtëpinë e BBVIP.

Në reagimin e tyre thuhet se banori Rogert Sterkaj ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme gjuhë fyese, denigruese dhe shpifëse ndaj Selin Bollatit, duke cënuar rëndë dinjitetin, integritetin dhe figurën e saj si grua dhe profesioniste. Sipas familjes, janë bërë akuza të pavërteta dhe insinuata me natyrë poshtëruese, përfshirë aludime për përfitime financiare dhe vënie në dyshim të aftësive të saj profesionale si balerinë.

Po ashtu, theksohet se nga i njëjti banor janë ngritur akuza të pabaza edhe ndaj produksionit, duke pretenduar shkelje të rregullores nga ana e Selin Bollatit, deklarata që sipas familjes dëmtojnë imazhin e saj dhe vënë në pikëpyetje seriozitetin e programit.

Familja nënvizon se këto veprime nuk përfaqësojnë debat apo lojë, por përbëjnë dhunë psikologjike, bullizëm dhe cenim të rëndë të dinjitetit njerëzor, në kundërshtim me parimet dhe rregulloren e Big Brother VIP.

Në fund, familja kërkon që situata të trajtohet me përgjegjësi të plotë institucionale dhe të merren masat e nevojshme sipas rregullores së programit, për të ndalur gjuhën denigruese, shpifjet dhe sulmet personale që tejkalojnë çdo kufi të lejueshëm,

Related Posts

“Perla” e kapur nga kamera e Google Street, përplasja ‘qesharake’ e dy çiklistëve

Një video sa absurde aq edhe qesharake po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar se kur fati ka vendosur të të turpërojë, do ta bëjë në mënyrën…

Influenceres Hatixhe Brika i pubIikojnë në rrjet foto gjysmë η*do! Shpërndahen kudo në WhatsApp

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në polemika pas publikimit të disa im*zheve private ku influencerja Hatixhe Brika shfaqet gjysmë e zhv*shur. Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në WhatsApp…

U zgjodh kryepolic i ri i vendit, kush është Skënder Hita

Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, duke i besuar drejtimin e institucionit një prej figurave me përvojë në…

Djali νrҽt nënën dhe motrën, trυpat i mυros në banesë

Një krim i rëndë ka tro nditur Greqinë dhe ka shkaktuar reagim të fortë në opinionin publik, pasi një nënë dhe vajza e saj janë gjetur të…

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete, shoferët dhe pasagjerët dërgohen..

FIER – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, ku u përplasën “Volkswagen” dhe “Tuareg”. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesit…

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…