Sali Berisha i tregon Erjon Veliajt se kush fshihet pas emrit Nesti Angoni

Pasi qëndroi për 5 orë në SPAK, Erjon Veliaj doli me një emër të rremë, që sipas tij kishte bërë denoncimin për të në prokurori. Veliaj ishte shumë i irrituar kur përmendi emrin e Nesti Angonit, një pseudonim, i shpikur për t’u fshehur pas të dhënave që ishin në dorëzuar në SPAK kundër kryebashkiakut të Tiranës. Një ditë më pas, Sali Berisha i ka dhënë një ndihmë duke i rrëfyer se kush fshihet pas Nesti Angonit, në bazë të dokumentave që janë dorëzuar dhe që Berisha thotë se mund t’i ketë vetëm kryeministri Edi Rama.

“U soll në mënyrë harbute në SPAK, por pastaj i nxorrën dokumentat e atij Nestit. Kush është ai që mund të çojë dosje me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtime fabulose, një avion fantazëm 2004, 2014, 2024…? Kush mund t’i çojë këto? Asnjë tjetër në Shqipëri përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama. Nëpër studio aludojnë se është Lubia. Nuk është. Nuk mund ta mbrojmë atë njeri, por të shesim sapunin për djathë nuk mund të ndodhë. Nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga një, por nga disa institucione së bashku. Nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutë dhe ligj, zv.kryeminisrja as me SHISH dhe as me agjencitë, nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj, zv.kryeministrja me institucionet e Ministrisë së Brendshme” u shpreh Berisha.

Erjon Veliaj akuzohet për korrupsion në lidhje me një skemë të pastrimit të parave që i faturohet mikut të tij Elman Abule. Disa ditë më parë, agjentët e BKH hynë në shtëpinë e tij dhe sekuestruan celularin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Related Posts

E trishtë! Ky është qyteti i parë shqiptar që po “vd*s”! Nuk ka ngelur pothuajse asnjë i ri

Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftës nuk ekziston më dhe të gjithë punonjësit e…

SKANDAL/ Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë: Stafi mjekësor pa rroga që në dhjetor

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për vonesën ekstreme në kalimin e pagës për punonjësit e shëndetësisë. Sipas Shoqatës, edhe pse…

Paralajmëron meteorologia, merrni masat

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë…

Paolo Fox vjen me lajmin BEFASUES: Nga sot horoskopi BEKON 4 shenja ne pasuri

DASHI Nëse një situatë nuk ju përshtatet më, ajo duhet të ndryshojë shpejt. Menjëherë. Ju keni energji, ide dhe guxim, por rrezikoni t’i shpërdoroni ato nëse vazhdoni…

I fundit! Vdekje e dhimbshme e një vajze të re në Tiranë

Ngjarje e rëndë në Tiranë: 30-vjeçarja humb jetën pas rënies nga pallati Një ngjarje tragjike është regjistruar në rrugën “Ilia Dilo Shepëri”, ku një grua 30-vjeçare ka…

Moti i keq bënë NAMIN në Greqi, shënohen dy v*ktima dhe dëme të mëdha!

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima. Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur…