U qëIIua me a’rmë në derën e banesës së tij më 27 janar, ndërron j*të 45-vjeçari në Shijak. Në kërkim dy autorët e dyshuar, kushërinjtë

Shijak – Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45 vjeç, banues në Shijak, i cili u plagos rëndë me armë zjarri mbrëmjen e së martës, më 27 janar, në derën e banesës së tij. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në spital në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas hetimeve paraprake, në mbrëmjen e ngjarjes në banesën e Çumanit kanë shkuar dy kushërinj, Dorian Ferra dhe Indrit Ferra. Fillimisht ata dyshohet se e kanë dhunuar fizikisht 45-vjeçarin dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur rëndë. Plumbi i ka përshkuar trupin tejpërtej, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se konflikti ka pasur si shkak motive xhelozie. Sipas të njëjtave burime, Çumani i kishte dërguar mesazhe një vajze, e cila ishte në një lidhje sentimentale me Dorian Ferrën. Disa ditë para ngjarjes, vajza ishte takuar me Ferrën në një lokal dhe gjatë qëndrimit aty kishte marrë sërish mesazhe nga Çumani, të cilat janë vënë re nga Ferra.

Pas shoqërimit të vajzës në banesë, Dorian Ferra dyshohet se ka marrë kushëririn e tij, Indritin, dhe së bashku janë drejtuar drejt shtëpisë së Çumanit, ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Policia ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Related Posts

“Perla” e kapur nga kamera e Google Street, përplasja ‘qesharake’ e dy çiklistëve

Një video sa absurde aq edhe qesharake po bën xhiron e rrjetit, duke dëshmuar se kur fati ka vendosur të të turpërojë, do ta bëjë në mënyrën…

Influenceres Hatixhe Brika i pubIikojnë në rrjet foto gjysmë η*do! Shpërndahen kudo në WhatsApp

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në polemika pas publikimit të disa im*zheve private ku influencerja Hatixhe Brika shfaqet gjysmë e zhv*shur. Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në WhatsApp…

U zgjodh kryepolic i ri i vendit, kush është Skënder Hita

Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, duke i besuar drejtimin e institucionit një prej figurave me përvojë në…

Djali νrҽt nënën dhe motrën, trυpat i mυros në banesë

Një krim i rëndë ka tro nditur Greqinë dhe ka shkaktuar reagim të fortë në opinionin publik, pasi një nënë dhe vajza e saj janë gjetur të…

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete, shoferët dhe pasagjerët dërgohen..

FIER – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, ku u përplasën “Volkswagen” dhe “Tuareg”. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesit…

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…