Del foto e të pl agosurit në Lezhë | 30-vjeçari dërgohet drejt Spitalit të Traumës. Ka marrë tre plumba në trup

Lezhë – Janë publikuar pamje të 30-vjeçarit të plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Lezhës, ndërsa ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor.

Ngjarja ndodhi pas të shtënave me armë zjarri në zonën ku ndodhet një berberhane, ku mbeti i plagosur shtetasi Sokol Daci, 30 vjeç.

Detaje të reja nga hetimet paraprake

Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se tre persona, të cilët lëviznin me një automjet tip “Audi”, kanë zbritur nga mjeti dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberhanes, duke plagosur Dacin.

Nga verifikimet e para, brenda ambientit ndodheshin edhe katër persona të tjerë, për të cilët ka dyshime se mund të kenë kundërpërgjigjur me armë zjarri, çka ka çuar në një shkëmbim zjarri mes palëve. Këto rrethana mbeten ende në fazë hetimi dhe verifikimi nga autoritetet.

Gjendja shëndetësore

Burime mjekësore konfirmojnë se Sokol Daci ka marrë tre plagë nga armë zjarri, përkatësisht:

një në shpatull,

një në zonën e barkut,

dhe një në këmbë.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Veprimet e policisë

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën, kanë kryer kqyrjen e vendngjarjes dhe kanë sekuestruar prova materiale që pritet t’i shërbejnë hetimit. Po ashtu, janë duke u analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merren dëshmi për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të ngjarjes.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë, ndërsa deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar zyrtarisht.

Related Posts

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…

Nis zbatimi i projektit ‘Smart City’në shkolla, ngrihen shqetësime për sigurinë dhe privatësinë

Ka nisur implementimi i projektit “Smart City” në disa shkolla të Tiranë, një iniciativë me vlerë rreth 140 milionë dollarë që ka ngjallur debat mbi sigurinë dhe…

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…