Aksidentohet nga një mjet ndërsa udhëtonte me biçikletë humoristi i njohur në Shkodër

Shkodër – Një automjet ka përplasur mbrëmjen e sotme humoristin e njohur Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë në qendër të qytetit të Shkodrës.

Sipas informacionit zyrtar nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, ku automjeti me drejtues shtetasin N. Xh. është përplasur me shtetasin Nexho Shabani.

Si pasojë e aksidentit, Shabani ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime spitalore bëjnë me dije se po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.