U pa në disa zona, por ende asnjë gjurmë! Misteri i zhdυkjes së Myzafer Cilit thellohet

Pak ditë më parë, më 29 janar, JOQ Albania publikoi rastin e zhd ukjes së të moshuarit Myzafer Cili, nga fshati Barbullinjë i Lushnjës, pas apelit të familjarëve të tij për ndihmë.

Sipas tyre, i moshuari i cili nuk është i aftë mendërisht, është larguar nga shtëpia dhe ende s’është kthyer.

Myzafer Cili është parë për herë të fundit rreth orës 10:00 paradite në zonën Fier–Shegan, ndërsa rreth orës 14:00 ka pasur informacione se është parë edhe në fshatin Poshnjë. Në momentin e largimit nga banesa, ai mbante veshur një xhaketë ngjyrë kafe dhe një kapele.

Pavarësisht publikimit të rastit, familjarët vijojnë ende sot kërkimet pa ndërprerje. Në një mesazh drejtuar redaksisë sonë, nipi i tij, Emiljan Cili, thotë se bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmive të banorëve, Myzafer Cili është parë të shtunën në lagjen “1 Maji” të Kuçovës.

Sipas tij, i moshuari është parë edhe në fshatin Arrës, në fshatin Tapi të Kuçovës, si dhe duke lëvizur në këmbë përgjatë rrugës kryesore Dimal–Kuçovë.

Familjarët përsërisin apelin për ndihmë, duke kërkuar nga kushdo që mund të ketë informacion të kontaktojë menjëherë, pasi gjendja shëndetësore e të moshuarit, së bashku me kushtet atmosferike, e bëjnë situatën tepër emergjente.

Mesazhi i nipit:

“Pershendetje Joq Albania me duhet ndihma juaj per personin e humbur diten e ejnte pasi kemi ndjekur gjurmet e tij sipas deklaratave te banorve dhe dy pamjeve te kamerave te bizneseve na çojne ne lagjen 1 mai te Kuçoves diten e shtun. Do ju lutesha ta publikonit dhe nje her ne portelet tuaja pasi i moshuari duhet te jet ne gjendje te renduar shendetesore e tj 0694677291. Une jam Emiljan Cili, nipi i Myzafer Cilit. Pasi esht larguar nga karburanti ka shkuar ne fshatin Arres. Dhe diten e shtun esht par ne fshatin Tapi te Kucoves dhe ne rrugen kryesore Dimal Kuçov duke ecur ne kemb per ne Kuçov dhe ne mbremje esht par ne lagjen 1 maj ne kuçov sipas deklaratave te banorve te ketyre zonave

Related Posts

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…

Nis zbatimi i projektit ‘Smart City’në shkolla, ngrihen shqetësime për sigurinë dhe privatësinë

Ka nisur implementimi i projektit “Smart City” në disa shkolla të Tiranë, një iniciativë me vlerë rreth 140 milionë dollarë që ka ngjallur debat mbi sigurinë dhe…

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…