Atentati në Lezhës, ndalohet polici që ndodhej brenda berberhanës. Dyshohet se u kundërpërgjigj me armë

Një punonjës policie, i identifikuar si Besart Kovaçi, është ndaluar me urdhër të Prokurorisë në lidhje me atentatin e ndodhur në Rrilë të Lezhës. Sipas burimeve zyrtare, efektivi i policisë akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Hetimet paraprake kanë zbuluar se ai ka qenë i pranishëm brenda një berberhane, në momentin kur në ambient ndodhej edhe persona i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit.

Gjatë sulmit me armë zjarri, punonjësi i policisë ka reaguar duke qëlluar në drejtim të autorëve të dyshuar, në atë që autoritetet po e konsiderojnë si kundërpërgjigje ndaj sulmit.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit po vijon kontrolle të shumta në qytetin e Lezhës dhe zonat përreth, në kuadër të hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi ecurinë e hetimeve.

Related Posts

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…

Nis zbatimi i projektit ‘Smart City’në shkolla, ngrihen shqetësime për sigurinë dhe privatësinë

Ka nisur implementimi i projektit “Smart City” në disa shkolla të Tiranë, një iniciativë me vlerë rreth 140 milionë dollarë që ka ngjallur debat mbi sigurinë dhe…

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…