“Më mirë ja them një qeseje në rrugë të dua, se sa ty”/ Egli nuk përmbahet ndaj Gjestit

Egli dhe Gjesti janë përfshirë ditën e sotme në një debat mjaft të ashpër me njëri-tjetrin.

Banorja e ka pyetur këngëtarin se pse i ka bërë disa veprime për t’a lënë atë që të kuptojë se mes tyre po lind diçka.

Nga ana tjetër Gjesti i drejtohet duke i thënë se është ajo ‘fajtore që e ka dashur dhe e ka sjellë në këtë gjendje’.

Ai shton se ‘ajo e ka shkatërruar’.

“Jam shumë fajtore që të kam dashur, më vjen zor nga vetja sidomos me këtë që po bën tani. Me këtë që po bën tani vetëm ma ftoh, ma neverit më shumë”, i kundërpërgjigjet Egli, e cila më pas shton se ‘më mirë me i thënë një qeseje të dua se atij’.

Pjesë nga debati:

Egli: Të ka pëlqyer kur i ke bërë gjërat? Të ka pëlqyer kur më ke thënë dalim jashtë dhe flasim se nuk të flas dot këtu. Nuk ke faj ti, unë kam vetëm një faj që të kam besuar.

Gjesti: Ti je fajtore që më ke dashur mua dhe më ke sjellë në këtë gjendje. Ti më ke shkatërruar, a jam fajtor që nuk të kam dashur?

Egli: Je shumë i besueshëm, bravo të qoftë. Jam shumë fajtore që të kam dashur, më vjen zor nga vetja sidomos me këtë që po bën tani. Me këtë që po bën tani vetëm ma ftoh, ma neverit më shumë. Nuk të kam bërë asgjë që kur kam ardhur në shtëpi.

Gjesti: Duke më gjuajtur mua

Egli: Sa herë më ke puthur?

Gjesti: 100 mijë herë.

Egli: Kështu je munduar duke më thënë mos të të dua

Gjesti: Ça të bëj që nuk ndjej

Egli: Atëherë pse i bën ato veprime?

Gjesti: Tërheqje fizike kam patur

Egli: Do të përfitosh nga një vajzë që të thotë të do?

Gjesti: A unë me mbajt përgjegjësi që nuk të kam dashur?

Egli: Për ça i ke bërë ato veprime? Pse kur unë të jam larguar nuk më ke lënë të qetë?

Gjesti: Shumë po fol, shumë e egër je bërë

Që ditët e para në këtë shtëpi, kur unë të largohesha se doja të distancohesha se kisha filluar të ndjeja diçka. Ta thoja unë këtë, ti s’më lije të dilja. Ti e dije që vija se të kam dashur, e nuk dua t’a them më. Ti nuk meriton, ti meriton zero. Ti nuk ke për ta dëgjuar kurrë në jetë që të dua. Më mirë një qese në rrugë i them të dua nga mëngjesi në darkë, ty kurrë më. Kjo që po bën është shumë e ulët.

Related Posts

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Nga Hygerta Sako e deri tek Getoar Selimi, dalin EMRAT VIP të Big Brother të këtij edicioni (17 PERSONAZHE)

Ende nuk ka një datë të saktë se kur edicioni i 5-të i formatit Big Brother VIP Kosova do të nisë këtë fundit, por supozimet për pjesëmarrësit…

‘Beni ynë nuk ia doli’! Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së, mesazhi i ndjerë: Familjes sonë do i mbetet shpirti i përvëluar

Vëllai i ish-deputetit të PS Petro Koçi është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në një mesazh të ndjerë, ish-deputeti shkruan se…

Tre shenjat më me fat sot – e shtunë 8 nëntor 2025

Qielli i sotëm sjell një frymë të re optimizmi dhe lëvizjeje. Disa shenja ndihen më të lehta, më të sigura në vetvete dhe gati të marrin në…

Ak*sident në mesnatë! Dy persona humbin j*tën, shoferi tjetër, në gjendje të dehur, arrestohet

Një aksident i rëndë me pasojë vd ekjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Milot. Ngjarja ka përfshirë dy automjete,…

Histori e trishtë familjare: nënë dhe bir gjenden të pajetë pas disa ditësh pa kontakte

Një ngjarje e trishtë ka tronditur zonën e Rafinës në Greqi, ku një grua e moshuar dhe djali i saj u gjetën të vdekur brenda banesës së…