Muaji Shkurt i këtij viti ka sjellë një konfigurim të veçantë kalendarik, duke u etiketuar zyrtarisht si një “muaj perfekt” për shkak të strukturës së tij simetrike.
Ky fenomen i rrallë nuk ka ndodhur që prej vitit 2015 dhe, sipas përllogaritjeve, nuk do të përsëritet më deri në vitin 2037.
Karakteristika që e bën këtë muaj unik është përputhja e saktë e ditëve: data 1 nis të dielën dhe muaji mbyllet të shtunën, më datë 28.
Kjo bën që të katërta javët të jenë të plota dhe të rreshtuara në mënyrë të përkryer në kalendar, duke krijuar një pamje vizuale të pandërprerë.
Kjo rastësi kalendarike ka ngjallur interes në rrjet, duke u cilësuar si një moment i këndshëm për ata që vlerësojnë rregullin dhe organizimin perfekt të kohës