BËNI KUJDES! Jepet ALARMI në Shqipëri, dikush po tenton të…

Nëse një prej mesazheve që ka ardhur në telefonin tuaj nis në këtë mënyrë, duhet të bëni kujdes pasi dikush po tenton të vjedhi të dhënat personale.

Kjo është një ndër metodat më të përdorura së fundmi nga hakerat, duke i bërë qytetarët që të besojnë se Posta Shqiptare po i njofton për një pako që ka mbetur pa u dorëzuar, e për ta marrë duhet të klikoni në linkun që ju kanë dërguar.

Për tu mbrojtur nga të tilla mashtrime online, ka disa element që të gjithë duhet ti kemi parasysh, aq më tepër kur bëhet fjalë për pagesa që pretendohet se kryhen në emër të institucioneve shtetërore.

“Posta nuk e merr pagesën nëpërmjet një website ose nëpërmjet një URL-je, këtë duhet ta kenë të gjithë parasysh. Nëse është një palë e tretë siç mund të jenë kompanitë e zhdoganimit, ato të nisin një faturë, por fatura bëhet nëpërmjet IBAN të një banke shqiptare, nuk bëhet të një banke të jashtme, sepse dogana paguhet në një institucion shqiptar, jo në një institucion jashtë Shqipërie, këtë gjë duhet ta kenë të sigurt”, tha për Top Channel Tomi Kallanxhi, ekspert IT.

Në ditë dërgohen me qindra mesazhe të tilla, që burojnë kryesisht nga vjedhja e të dhënave personale nga faqe të ndryshme internet, ndaj është e rëndësishme që personat që kanë rënë pre, të denoncojnë rastin në polici.

“Sot online ka shumë faqe internet që nëpërmjet databreach që quhen në gjuhën teknike, që mund të jenë marr nga operatorët, nga shërbimet e klientit, nga website të ndryshme që mund të jenë hakeruar.

Ka website që shesin të dhëna të banorëve të çfarëdolloj shteti të botës, duke filluar që nga Shqipëria, Italia etj dhe këta “keqbërësit digital” i blejnë këto kontakte dhe dërgojnë me qindra mijëra mesazhe çdo ditë dhe pastaj mjafton që 20 persona të bien pre por ne gjithmonë duhet ta denoncojmë këtë situatë që dikush tjetër pas nesh mos të bie pre”, tha Kallanxhi.

Ekpserti Kallanxhi shpjegon se një pjesë e madhe e këtyre mashtrimeve vijnë nga vende jashtë Europës, ku aktivitetet kriminale online janë kthyer në një burim të rëndësishëm të ardhurash.

“Është përhapur, në përgjithësi këto lloj mashtrimesh online, vijn nga Azia ose Lindja e Mesme edhe Afrika si shtete si Nigeria ku një pjesë e madhe e GDP vjen nga mashtrimet online.

Pastaj kemi shtete si Kamboxhia, Pakistani, Bangladeshi, India që në një farë mënyre shumë gjëra nuk funksionojnë dhe ata godasin shtetet europiane, që është edhe e vështirë që të arrijnë në personazhe të tillë në Indi”, tha ai.

Mashtrimet online mbeten një problem serioz në të gjithë botën ndaj duhet kujdes i shtuar për të mos klikuar në linke të dyshimta që vijnë me mesazhe apo e-maile, për të parandaluar kështu përhapjen e mëtejshme të këtyre skemave kriminale./tch

Related Posts

“Më nisën foto të vajzës në…”/ Rrëfimi shokues i Luiz Ejllit: Çfarë ju kam bërë?! (Video)

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka bërë një rrëfim tejet prekës dhe shokues gjatë një interviste në “10×10 me Eli Salihu”. Këngëtari, i cili…

Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave, duke përfshirë në rreziqet e siguruara edhe përmbytjet, përveç tërmeteve. Projektligji është riemërtuar “Për sigurimin…

Arrestohet edhe kandidatja për deputete e Ramës për Tiranën

Kledina Skëndo, punonjëse në Sektorin e Monitorimit të Lejeve Mjedisore pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), është përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Durrësit për skandalin e…

Nderron jete ne moshen 55 vjecare aktori i serialit te famshem

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi famë ndërkombëtare me rolin e tij në serialin Narcos: Mexico, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Lajmi u…

Për herë të parë, Qeveria merr vendimin që nuk do u pëlqejë aspak

Ministri Petrit Malaj ka nënshkruar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet dhe përmbytjet, ndonëse në konferencë i përjashtoi fatkeqësitë e tjera natyrore e shpalli të dedikuar…

‘Duroni 10 ditë’! Çfarë po përgatit Luiz Ejlli?

Emri i Luiz Ejllit vijon të tërheqë vëmendjen e publikut, teksa fansat dhe mediat po spekulojnë për një rikthim të mundshëm të tij në ekran. Gjatë një…