Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë

Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi ka paraqitur së fundmi një projektligj që synon modernizimin e sistemit të lejeve të qëndrimit dhe reduktimin e burokracisë.

??Gazetarja shqiptare Nilda Baxha e cila jeton në Athinë, ka hedhur dritë mbi zhvillimet e fundit rreth projektligjit të ri. Ky ligj, i cili synon të rregullojë mungesën e fuqisë punëtore dhe të reduktojë burokracinë, po pritet me nota të forta kritike nga përfaqësuesit e emigrantëve.

Sipas Baxhës, ky është një moment historik, pasi për herë të parë në debate parlamentare u përfshinë zëra direkt nga komuniteti.

“Javën e kaluar është zhvilluar një debat mjaft i rëndësishëm. Ishte hera e parë që morën pjesë dhe përfaqësues nga Forumi Grek i Emigrantëve. Ne shqiptarët u përfaqësuam nga Rovena Xhori dhe Alda Shashati,” raportoi gazetarja.

?Baxha e krahasoi projektligjin e ri me “thërrime”.

“Personalisht më kujton ato thërrimet që u hidhen pëllumbave për t’i mbajtur afër. Historia jonë 35-vjeçare e emigracionit ka kaluar nëpërmjet zvarritjeve burokratike, abuzimeve të ndryshme, vonesave të pajustifikuara, dhënieve të kartave të skaduara, të cilat kanë sjellë mërzitje dhe ankth veçanërisht te ne të brezit të parë. Tashmë brezi i 50-60 vjeçarëve janë në moshën e pensionit.

Atyre u jepet mundësia për një rinovim të lejeve të qëndrimit vetëm nëse do të kenë sigurime shoqërore. Këtu ka një kleçkë, sepse nëse nuk janë në marrëdhënie pune u duhet t’i paguajnë vetë ato. Mund të jepet një lehtësim të rinovimit të lejes së qëndrimit, ka një anë pozitive, por flasim për një brez që ka mbuluar punët më të rënda, punët në ndërtim, në turizëm, në mbledhjen e ullinjve, agrumeve e të tjerë”.

Nilda Baxha sqaroi disa nga propozimet që po shkaktojnë debat. Emigrantët që kanë mungesë punësimi prej 3-6 muajsh rrezikojnë të mbeten pa karta. Baxha shpjegoi se kjo është mjaft e vështirë pasi jo të gjithë janë në punë gjatë gjithë vitit, veçanërisht në sektorët sezonalë.

?Edhe pse rikthehen kartat e identitetit 10-vjeçare, ato kushtëzohen me një provim të vështirë.

“Një 50-vjeçar që punon për një kohë të gjatë duhet të lexojë shumë dhe të japë provim për gjuhën, kulturën greke, antikitetin, gjeografinë, historinë,” u shpreh ajo, duke e konsideruar këtë shumë larg pritshmërive.

Nga rreth 400 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi, aktualisht janë 84 mijë çështje në proces shqyrtimi që presin në radhët e gjata të administratës greke.

“Ministrit të Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, iu kërkua që të ketë një rritje të nëpunësve të cilët merren me këto dokumentacione të dorëzuara nga emigrantët, sepse zvarritjet janë shumë të gjata dhe shpesh emigrantët janë pajisur me karta të skaduara. Nuk pati përgjigje prej tij. Madje dhe ai vetë e pranon që ka pasur burokraci dhe zvarritje por nuk jep asnjë zgjidhje”.

Gazetarja sqaroi se për shkak të vonesave deri në 2 vite, shumë emigrantë pajisen me karta që janë pothuajse të skaduara në momentin që i marrin.

??Baxha theksoi gjithashtu se ashpërsimi i tonit të ministrit Thanos Plevris ndaj emigracionit mund të jetë i lidhur me zgjedhjet e ardhshme. ?

“Jemi një vit përpara zgjedhjeve parlamentare në Greqi, mesa duket politikat ashpërsuese ndaj emigracionit janë ndoshta në kuadër jo vetëm të politikës europiane por edhe fitimit të simpatisë në popull.”

?Ministri ka paralajmëruar masa të rrepta, duke përfshirë deportime, gjoba dhe burgim për ata që nuk rregullojnë statusin, duke e cilësuar rënien e flukseve migratore si një “fitore” të qeverisë Mitsotakis.

“Zgjidhja e vetme është që ne emigrantët të organizohemi në protesta paqësore për t’i dhënë një mesazh qeverisë greke për atë pjesë emigrantësh që kanë kontribuar në mënyrë të ndershme,” përfundoi ajo

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…