Pas pak orësh çmendet moti! IGJEUM jep njoftimin e fortë për gjithë shqiptarët

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka bërë të ditur se pasditen e kësaj të mërkure dhe gjatë ditës së enjte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në disa qarqe të vendit.

Sipas parashikimeve, reshjet më të dendura do të prekin qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në Kukës, Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. IGJEO njofton se gjatë 24 orëve në vijim, reshje të dobëta do të ketë edhe në qarqet e tjera të vendit.

Temperaturat do të shënojnë ulje ditën e enjte, me rreth 3 gradë Celsius. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të zbresin deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 15 gradë.

Në lartësitë mbi 1.000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formë dëbore, jo vetëm në Veri, por edhe në zonat e Lindjes dhe Juglindjes së vendit.

Parametri më shqetësues mbetet era, veçanërisht në Jug dhe përgjatë bregdetit, ku ajo do të fryjë mesatare deri e fortë. Për shkak të kushteve atmosferike, lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit vijon të jetë i pezulluar.

Sipas IGJEO-s, kjo situatë do të vijojë deri ditën e enjte, kur pritet edhe dobësimi gradual i erës, veçanërisht në det të hapur,

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…