Luiz Ejlli SHTANG me deklaratën, ja çfarë po ndodh në familjen time

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka bërë një rrëfim tejet prekës dhe shokues gjatë një interviste në “10×10 me Eli Salihu”.

Këngëtari, i cili zakonisht shfaqet gjithmonë me humor dhe energji, kësaj here ka ndarë anën e errët të famës dhe urrejtjen e pajustifikuar që ka marrë në rrjetet sociale, e cila ka prekur pikën më të dobët të tij: vajzën.

Luizi ka treguar se urrejtja online ka arritur deri në atë pikë sa i kanë dërguar foto të vajzës së tij të vogël të montuara në arkivol, një veprim makabër që e ka tronditur thellë.
“Të çohesh prej gjumit dhe të shikosh mesazhe që të nisin foto montazh të vajzës tënde në arkivol… Dhe mendon: Çfarë kam bërë? Kam fituar një format, vajza ime s’ka faj, s’ka bërë as dy vjeçe,” u shpreh ai i prekur.

Këngëtari shprehet se nuk arrin ta kuptojë se si njerëzit mund të arrijnë deri në këtë pikë çnjerëzore, kur ai nuk i ka bërë keq askujt personalisht.

“S’ju kam prekur kurrkënd, as në moral, as në nder… Ti çohesh dhe më thua fjalët më të ndyra për vajzën. Çfarë fiton? Janë njerëz që hapin adresa fallco, marrin internetin e lokalit poshtë se nuk kanë… Çfarë të bëj? Të hap e ta shaj? Vetëm ndyj gojën time,” tha Luizi.

Në fund, Luizi tha se ka zgjedhur t’i injorojë dhe t’ia lërë gjykimit hyjnor, pasi reagimi ndaj tyre nuk ia vlen as ligjërisht.

“Zoti ju paftë e ju gjykoftë, se unë kam kryer punë me ju. Me shku me i bë gjë, unë do mbaj pasojë ligjore dhe s’ja vlen me bë as çerek ore burg për ta,” përfundoi ai.

Related Posts

“Hajt shnet, ciao”, babai i Migena Kodrës “shokon” me deklaratën: Bija ime u vr a nga burri i saj, zbulohen konfliktet e vjetra!

Historia tronditëse e vrasjes së Migena Kodrës, e cila u godit për vdekje nga kunati i saj, Roland Sina, teksa flinte në gjumë, është vënë sërish në…

IGJEUM jep paralajmërimin/ Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve: Qarqet më të rrezikuara

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka bërë të ditur se pasditen e kësaj të mërkure dhe gjatë ditës së enjte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në disa…

Kjo nuk pritej te ndodhte kurre! ‘Shokohen’ banoret, ja cfare ndodhi tek BIGU

Ina është zgjedhur mbrëmjen e djeshme lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kjo falë një zinxhiri shpëtimi që nisi gjatë Prime-t të së martës. Zinxhirin…

E fundit? Arrestohet deputeti i njohur, ja akuzat që rëndojnë mbi të (Emri)

Një foto në gazetën Bild tregonte🡇𝐒𝐡𝐭ყ𝐩η𝐢░𝐢ɱ𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧/𝐫ҽ𝐤𝐈𝐚ɱɱ𝐞𝐧░𝐦ë░ρ𝐨𝐬𝐡𝐭ë░𝐝𝐡𝐞░𝐡𝐚𝐩░𝐩𝐚𝐦𝐣𝐞𝐭🡇 Joerg Dornau, 56 vjeç, një biznesmen dhe deputet të partisë miqësore me Moskën në shtetin lindor të Saksonisë, duke u nxjerrë…

ME DETAJE TE FORTA! Vjen nje lajm i pabesueshem per Luiz Ejllin

Luiz Ejlli do të jetë shumë shpejt pjesë e Big Brother Vip Albania. Këtë edicion të pestë, ai do futet në shtëpinë e famshme vetëm për tre…

Investigimi/ Dy vëllezër shqiptarë filmojnë vajzat natën në rrugë dhe fitojnë para me miliarda klikime

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se dy vëllezër shqiptarë të identifikuar si Florjan dhe Roland Reka, filmojnë fshehurazi vajza dhe gra gjatë daljeve natën, duke zbuluar…