Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pas një përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas burimeve spitalore, Moisiu është paraqitur në QSUT me vështirësi në frymëmarrje dhe menjëherë është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku po mbahet nën kujdes të specializuar dhe monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.
Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se parametrat jetësorë të ish-kreut të shtetit janë stabël, ndërsa stafi i Kardiologjisë ndodhet në gatishmëri për të ndjekur nga afër ecurinë e gjendjes së tij.