“Valbona ishte njeriu më i fortë që kam njohur”, ndërron jetë kushërira e gazetarit Stafa: Luftoi për 9 vjet me sëmundjen e mallkuar!

Një lajm i dhimbshëm ka prekur gazetarin Osman Stafa, i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të kushërirës së tij, Valbona, pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Stafa ka ndarë dhimbjen për humbjen e Valbonës, të cilën e përshkruan si një grua të fortë dhe luftarake, që për nëntë vite rresht luftoi pa u dorëzuar.

“Valbona ishte njeriu më i fortë që kam njohur. Luftoi pa pushim për 9 vite, për vajzën e saj, për bashkëshortin, për familjen dhe për të gjithë ne,” shkruan gazetari në mesazhin e tij.

Ai thekson se edhe në momentet më të vështira, Valbona nuk u ankua asnjëherë, por vazhdoi betejën me dinjitet dhe forcë të jashtëzakonshme.

Gazetari Osman Stafa njihet gjerësisht për denoncimet e tij publike ndaj sistemit shëndetësor, veçanërisht për kushtet e rënda me të cilat përballen pacientët me kancer, sidomos në shërbimin Onkologjik. Humbja e tij personale vjen si një tjetër histori e dhimbshme që prek nga afër realitetin e këtyre familjeve.

Përcjellja për në banesën e fundit të Valbonës do të bëhet ditën e enjte, në orën 12:00, në Kurjan, Roskovec, Fier, në familjen e Armand Doksanit.

JOQ Albania shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e Valbonës.

U prehtë në paqe! 💔🕊

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…