“Do më hash k…”, sherr për parkimin: Përplasje fizike mes një burri dhe një gruaje

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një fenomen shqetësues që, sipas saj, po përsëritet pothuajse çdo ditë në zonën e Komunës së Parisit, te Pallatet e Dulakut.

Ajo thotë se problemi lidhet me përdorimin e vazhdueshëm të borive, parkimet e papërgjegjshme që bllokojnë rrugën dhe konfliktet që lindin mes banorëve për shkak të kësaj situate.

Në videon e dërguar në redaksi, shihet një përplasje verbale mes një burri dhe dy grave që kanë parkuar automjetet në zonë. Debati agravon deri në përplasje fizike mes burrit një njërës prej grave, ndërsa gjatë konfliktit dëgjohen edhe fjalë banale.

Sipas qytetares, përdorimi i borive nis që në orët e para të mëngjesit, duke prishur rëndë qetësinë publike, ndërsa rruga shpesh zëhet nga automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, gjë që e bën situatën edhe më problematike.

Ajo shprehet se banorët janë të shqetësuar, pasi këto përplasje po kthehen në një dukuri të shpeshtë dhe krijojnë pasiguri në lagje. Sipas saj, policia është njoftuar, por ndërhyrja mungon.

Denoncimi i qytetares:

“Dua të paraqes një ankesë lidhur me situatën shqetësuese që po përsëritet thuajse çdo ditë në zonën e Komunës së Parisit, Pallatet e Dulakut. Problemi kryesor lidhet me përdorimin e vazhdueshëm të borive të makinave, zënien e rrugës nga mjete të parkuara në mënyrë të papërgjegjshme dhe konfliktet verbale dhe fizike mes banorëve. Ndërsa përdorimi i borive nis që në orët e para të mëngjesit, duke prishur rëndë qetësinë publike. Situata agravon më tej me përplasje verbale dhe fizike mes personave, gjë që krijon pasiguri për banorët e zonës. Edhe pse është njoftuar policia, ndërhyrja mungon. Ju lutem, kërkojmë që të merren masa konkrete për zgjidhjen e kësaj situate, përpara se të ndodhin ngjarje më të rënda.”

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…