Hiqet fytyra e engjëllit që i ngjante Melonit në bazilikën e Romës

ITALI- Fytyra e engjëllit që i ngjante kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ngjalli mjaft polemika ditët e fundit në vendin fqinj është fshirë nga i njëjti restaurues që e pikturoi atë në kishën e San Lorenzo në Lucina, në zemër të Romës.

“U hoq. Në fund të fundit, gjithmonë kam thënë se nëse do të kishte qenë përçarëse, do ta kishim bërë. Për më tepër pati një radhë të gjatë njerëzish që erdhën ta shihnin dhe të bënin selfie, jo për t’u lutur… Nuk mund të qëndronte ashtu. Edhe Fiorello bëri shaka për radhën për të parë pikturën”, tha për ANSA-n me një buzëqeshje, famullitari Daniele Micheletti.

Restauruesi i bazilikës këmbënguli fillimisht se kishte ruajtur të njëjta tipare të engjëllit që kishin qenë në origjinal, por ishte e qartë ngjashmëria që engjëlli kishte me Meloni. Restauruesi pranoi e se kishte prishur restaurimin pas një kërkesë që i kishte ardhur nga Vatikani.

Ndërkohë, turistët që mbërritën sot për të parë afreskun e famshëm thanë se ishin dakord me heqjen e fytyrës së Melonit, por dukeshin edhe të zhgënjyer që nuk kishin mbërritur në kohë për ta parë atë.

“Më duket çmenduri, por gjëja më e pabesueshme është se gjysma e Romës erdhi këtu për të parë pikturën. Shumë vërejnë se një person që bën punën e tij duhet ta bëjë këtë me respekt për historinë e afreskut dhe të kishës,” thotë Martina, 22 vjeç.

Ndërsa një turist tjetër shprehet se: “Artisti nuk duhej ta kishte pikturuar këtë fytyrë; ai është qartësisht një mbështetës i Melonit dhe është e drejtë që ajo të hiqet”.

Related Posts

Lajm i fundit! Tërmet i fortë në Shqipëri! Ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, në orën 19:50, në vendin tonë. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka…

E gjeni dot flamingon ndryshe për 5 sekonda?!

Një stërvitje mendore po qarkullon fort në rrjetet sociale: sfida është të gjeni flamingon e ndryshëm në figurë brenda 5 sekondash. Iluzionet optike dhe enigmat me imazhe…

E kafshon qeni i fqinjit, ndërron jetë gruaja

BELSH – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belsh, ku një grua 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u kafshua nga qeni i fqinjëve. Sipas informacioneve paraprake,…

Analiza e bukës integrale në Shqipëri: Shumë produkte nuk plotësojnë standardet..

Tiranë – Analizat e fundit të kryera mbi bukët e shitura si “integrale” në tregun shqiptar tregojnë se disa prej produkteve nuk përmbushin nivelin minimal të fibrave…

Denoncimi: Epstein dhe princi Andrew më kërkuan…. Në festa kishte vajza 14 vjeçare

Zbulime të reja rreth Jeffrey Epstein dhe marrëdhënies së tij me Dukën Andrew po dalin në dritë përmes miliona dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane. Një balerinë,…

Studimi/ Mumjet 7,000-vjeçare të gjetura në Sahara i përkasin një prejardhjeje të panjohur njerëzore

Një studim i ri gjenetik ka zbuluar se dy mumje 7,000-vjeçare të gjetura në shkretëtirën e Saharasë i përkasin një dege të panjohur më parë të pemës…