“Babi nuk mund të na ndash nga…”/ Tre motra humbin jeten, më e vogla vetëm 12 vjeç!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku tre motra të mitura, të moshës 12, 14 dhe 16 vjeç, kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i nëntë i pallatit ku banonin.

Tragjedia dyshohet se ndodhi pasi babai i tyre u kishte ndaluar përdorimin e telefonit celular dhe lojën e një të ashtuquajture “lojë dashurie” koreane.

Shuhet familja shqiptare në Itali, 4 anëtarët humbin jetën nga helmimi me monoksid karboni
Sipas mediave indiane, viktimat janë identifikuar si Vishikha (16 vjeç), Prachi (14 vjeç) dhe Patsi (12 vjeç).

Ato lanë pas një shënim vetëvrasjeje prej tetë faqesh, në të cilin shprehnin lidhjen e tyre të fortë me kulturën koreane.

Në shënim thuhej, ndër të tjera: “Babi, më vjen keq. Koreja është jeta jonë, Koreja është dashuria jonë më e madhe. Pavarësisht se çfarë thua, ne nuk mund të heqim dorë. Kjo është arsyeja pse po kryejmë vetëvrasje”.

Shënimi përfundonte me fjalët: “U përpoqët të na distanconit nga koreanët, por tani e dini sa shumë i duam”.

Babai i vajzave, i tronditur nga ngjarja, deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni të lojës që ato po luanin.

“Kjo nuk duhet t’i ndodhë asnjë prindi apo fëmije. Nuk e dija për lojën, përndryshe nuk do t’i kisha lejuar kurrë ta përdornin”, tha ai për mediat.

Megjithatë, raportime të fundit sugjerojnë se rrethanat e ngjarjes mund të jenë më komplekse.

Sipas policisë, dy nga motrat mund të kenë tentuar ta ndalonin të tretën nga ndërmarrja e aktit fatal, çka ngre dyshime se rënia mund të ketë ndodhur gjatë një përpjekjeje për ta parandaluar atë.

Babai i përshkroi vajzat si të varura në mënyrë ekstreme nga gjithçka që lidhej me Korenë, përfshirë filmat, muzikën dhe serialet televizive.

Ai tha se kjo varësi kishte filluar gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa mediat lokale raportojnë se vajzat nuk ishin kthyer më në shkollë që nga ajo periudhë.

Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se ditët e fundit vajzave u ishte ndaluar përdorimi i telefonave celularë, një vendim që, sipas tij, duket se i ka ndikuar ndjeshëm emocionalisht.

Sipas Daily Mail, në murin e dhomës së tyre ishin shkruar fraza si “Jam shumë, shumë e vetmuar”, duke sugjeruar gjendje të rënduar psikologjike.

Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orës 02:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe ende nuk ka identifikuar lojën specifike që dyshohet se ka ndikuar në reagimin ekstrem të vajzave

Related Posts

Upss/ Gruaja e Mirit zbulon çfarë do t’i thoshte Selinës po ta takonte në BBVA

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka shuar kureshtjen e publikut duke zbuluar se si do të reagonte nëse do të kishte një përballje direkte me Selinën brenda shtëpisë…

Tragjedia përsëritet/ 34 vite më parë, një tjetër familje shqiptare shuhet në të njëjtin qytet, nga rrjedhja e gazit

Një tragjedia e rëndë ka tronditur Italinë dhe Shqipërinë, ku në zonën e Luccas, katër anëtarë të një familje shqiptare humbën jetën për shkak të rrjedhjes së…

Deklarata e fortë e gruas së Mirit: Nëse kjo situatë ndodhte në Gjermani, produksioni do e pësonte keq, do të hynte politika dhe

Bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka reaguar me tone të forta lidhur me incidentin e rëndë mes Rogertit dhe Stenaldos, duke sjellë një këndvështrim të bazuar në standardet…

Bëni kujdes/ E premte me stuhi shiu dhe dëborë, të rrezikuara këto qytete

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e premte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë…

Familja shqiptare u helmua me gaz në Itali, fqinji tregon momentet dramatike: Kur i gjetëm ishin ende gjallë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes…

Ish-Presidenti Alfred Moisiu u dërgua në spital pas komplikacioneve, ja si paraqitet sot gjendja e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore që shfaqi. Ish-kreu i shtetit…