Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e premte priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare.
Në këto qarqe reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në Veri dhe Verilindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 9 / 15 °C, në vendet e ulëta: 7 / 14 °C, në vendet malore: 2 / 9 °C .
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet,