VIDEO TR0NDlTËSE: Momenti kur autorët hapin zjårr me kåIIashnikov drejt berberhanes në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë një sulmi të organizuar në një berberhane.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e atentatit, ku duken momentet e sulmit me armë automatike.

“Të frikshme përmasat e sulmit me ka llashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës. Fuqia e zj arrit ndaj berberhanes së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine. Vetëm Zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vd ekja e sigurt jetët e personave që ndodheshin brenda dhe jashtë berberhanes, në një hapësirë prej rreth 10 metrash katrorë.

Në pamje shihet momenti kur dy autorë të armatosur me ka llashnikovë, të dyshuar si pjesëtarë të fisit Ndoka, hapin zj arr drejt berberhanes së Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjesëtarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie, mik i tyre.

Në shkëmbimin e zj arrit dyshohet se janë përfshirë të paktën katër persona, dy të armatosur me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me ka llashnikovë nga jashtë”, shkruan Hoxha bashkëngjitur videos së publikuar në rrjetet sociale.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim katër persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda berberhanes, i shoqëruar nga një punonjës policie me inicialet B.K.

Ky i fundit është ndaluar me urdhër të prokurorisë për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.

Sipas hetimeve paraprake, Merando Nikulaj dhe punonjësi i policisë kishin qenë duke darkuar dhe më pas ishin drejtuar në Rrilë për t’u qethur. Autorët, të cilët dyshohet se lëviznin me dy automjete, një “Audi” dhe një “Passat”, i kanë ndjekur deri në momentin që kanë mbërritur në berberhane dhe më pas kanë zbritur nga mjetet duke hapur zjarr.

Gjatë kontrollit në ambientet e brendshme të berberhanes, policia ka gjetur një çantë krahu me një krehër arme brenda, ndërsa mungonin dokumentet e identifikimit. Ka dyshime se është përdorur edhe një armë e dytë nga personat që ndodheshin brenda lokalit.

Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë një konflikt i mëparshëm mes të rinjve të fiseve Nikulaj dhe Ndoka, i ndodhur më 9 mars 2025 në Shëngjin, i cili asokohe u raportua zyrtarisht si aksident rrugor dhe nuk u hetua si konflikt kr iminal.

https://noa.al/newsImages/2026/02/6984c6b97654a.mp4?_=2

Related Posts

Vr*u të motrën, 25-vjeçari ndryshon dëshminë dhe tr*ndit me deklaratën e re

Giuseppe Musella, 25-vjeçari nga Napoli, i cili vr au me th*kë motrën e tij Ylenia Musella, 22 vjeç, një ditë më parë ka dhënë tjetër dëshmi për…

Babai punonte në një fabrikë, ndërsa djali elektricist. Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që hυmbën jetën në Itali nga rrjedhja e gazit

Katër anëtarët e familjes shqiptare që shihni në foto janë personat që humbën jetën nga rrjedhja e gazit në shtëpinë e tyre në zonën e Luccës në…

Shtrëngata shiu të furishme! Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh nesër

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshjet e shiut priten…

Dashuri, punë dhe surpriza: çfarë ka rezervuar fati për shenjën tënde

Dashi Sot ndjeni një energji të re që ju shtyn të përballeni me vendosmëri me çështje që kanë mbetur pezull. Marrëdhëniet personale përmirësohen falë hapjes suaj, por…

Alarm në Shqipëri: Mbi 7 mijë raste të reja kånceri çdo vit – shifrat që po trembin mjekët

Sëmundjet kancerogjene po marrin përmasa alarmante dhe po i ngjajnë gjithnjë e më shumë një epidemie. Vetëm gjatë vitit të fundit, në Shqipëri janë regjistruar mbi 7…

Suprizë! Ja banori më i ri që do i bashkohet Big Brother VIP

Shtëpia e “Big Brother VIP” pritet të ndryshojë sërish dinamikat me hyrjen e një banori të ri, i cili është ish-modeli dhe menaxheri i njohur, Alesio Aliaj….