Katër anëtarët e familjes shqiptare që shihni në foto janë personat që humbën jetën nga rrjedhja e gazit në shtëpinë e tyre në zonën e Luccës në Itali.
V*ktimat janë identifikuar si Arti Kola, 48 vjeç, babai i familjes, Jonida Kola, 42 vjeç, nëna dhe dy Hajdar Kola, 22 vjeç, djali i familjes dhe Xhesika Kola, 15 vjeç, vajza e familjes.
Komuniteti e njihte familjen si të dashur dhe të qetë.
Kryetari i Bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, ka shprehur ngushëIIimet për këtë ngjarje të rëndë, duke thënë:
“Një familje e tërë, familja Kola, ka h*mbur jetën në shtëpinë e tyre, ndoshta për shkak të monoksidit të karbonit që shpërtheu nga kaldaja me defekt. Jemi të gjithë të tr*nditur dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje tr*gjike”.
Arti Kola ishte punëtor në një fabrikë, ndërsa Jonida Kola, gruaja e tij, ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektricist në një kompani lokale, ndërsa Xhesika, vajza, ishte studente./Top Channel
