Harrojeni motin e Janarit! E pabesueshme cfare na pret ne muajin Shkurt

Pas një janari relativisht të lagësht, reshjet janë kthyer sërish në pjesën më të madhe të vendit dhe sipas parashikimeve, nuk kanë ndërmend të ndalen edhe për pak ditë. E ftuar në një emision televiziv, meteorologia Anila Gjoni dha detaje për situatën e motit në ditët në vijim, duke sqaruar se reshjet do të vazhdojnë, por pa shkaktuar probleme serioze.si përmbytje apo dalje të lumenjve nga shtrati

Sipas Gjonit, gjatë pasdites së sotme reshjet do të prekin gjithë territorin, por në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ato do të intensifikohen dhe do të jenë të një intensiteti mesatare në natën e së enjtes dhe përgjatë ditës së premte. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet priten të jenë më të dobëta, herë pas here me shtrëngata.

Temperaturat mbeten relativisht të larta për këtë periudhë, veçanërisht në zonat e ulëta. Të premten, temperaturat minimale pritet të jenë rreth 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shkojnë deri në 13. Në zonat malore, termometri do të zbresë në 2 gradë Celcius në mëngjes dhe do të ngjitet deri në 8 gradë Celcius gjatë ditës.

E shtuna do të sjellë një rënie të lehtë temperaturash dhe një qetësim të reshjeve, por ato do të rikthehen sërish pas datës 1 shkurt. Megjithatë, sipas Gjonit, nuk pritet ndonjë situatë problematike: “Reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Nuk presim përmbytje, dalje lumenjsh nga shtrati apo ndonjë emergjencë të ngjashme” tha ajo.

Për fundjavën, moti parashikohet i paqëndrueshëm, me alternime të reshjeve dhe momente qetësie, por temperaturat do të rriten me rreth 2 gradë të dielën e 1 shkurtit,

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…