“Tavolina ishte e shtruar, dukej që sapo kishin mbaruar darkën” – Dëshmia e fqinjit që gjeti të pajetë familjen Kola! Tragjedia që u përsërit pas 34 vitesh në komunën italiane

Shuarja e katër anëtarëve të familjes Kola, që u gjetën të pajetë mbrëmjen e së mërkurës për shkak të asfiksimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në Porcari në Italisë, ka tronditur mbarë opinionin italian dhe shqiptar.

Trupat u gjetën në të njëjtën dhomë në katin e dytë të shtëpisë. Babai Arti dhe djali Hajdar u gjetën të shtrirë në dysheme, vajza Xhesika u gjet pranë pranë tyre dhe nëna Jonida në shtrat. Ata u gjetën nga xhaxhai Durim Kola, i ndihmuar nga karabinierët si edhe dy fqinjë.

Sipas dëshmive, e gjithë shtëpia ishte e mbushur me monoksid karboni, i cili është pa erë dhe ngjyrë. Ernest Çela dhe i ati i tij ishin dy fqinjët që hynë në banesë.

“Ai na lajmëroi sepse familja nuk po përgjigjej në telefon, si dhe dy oficerët e karabinierisë që ishin të pranishëm në vendngjarje. I gjetëm në katin e dytë. I dëgjova rrahjet e zemrës së tyre dhe ata ishin ende gjallë, të paktën djali dhe babai i tij. Madje u përpoqën të hapnin sytë. Ne u përpoqëm t’i zgjonim dhe t’i ringjallnim, pastaj xhaxhai i ra të fikët dhe ne dhe policia filluam të ndiheshim marramendës. Në atë moment, dolëm nga shtëpia dhe pritëm që të mbërrinin zjarrfikësit. Pastaj i pamë duke transportuar trupat jashtë”, tha Ernesti.

Babai i Ernestit thotë se nuk dyshuan te monoksidi i karbonit sepse nuk kishte erë gazi në shtëpi. Ai tha se tavolina poshtë ishte ende e shtruar dhe se dukej që sapo katër familjarët kishin mbaruar së darkuari.

“Nuk menduam për monoksidin e karbonit, ishte hera e parë që më ndodhte mua”, shpjegon babai i të riut, “dhe nuk kishte erë gazi në shtëpi. Tavolina poshtë ishte ende e shtruar, dukej sikur sapo kishin mbaruar darkën”.

Në vitin 1992, në Porcari, një familje tjetër vdiq nga helmimi me monoksid karboni.

Në shkurt të vitit 1992, një familje tjetër vdiq në Porcari nga një helmim i ngjashëm, dhe qyteti i vogël në fushën e Luccës po përjeton të njëjtën tragjedi edhe tani. Në shenjë zie, ngjarjet e Karnavalit të fundjavës janë anuluar, por është planifikuar një vigjilje lutjeje. Ndërkohë, banorët dhe të njohurit kanë lënë buqeta me lule dhe një tullumbace të kuqe në formë zemre përpara shtëpisë së familjes Kola.

“Kjo është një tragjedi që na ka prekur tmerrësisht, është një dhimbje për të gjithë, dhe dhimbja e tanishme është e kombinuar edhe me kujtimin e një ngjarjeje identike, e cila ndodhi në shkurt të vitit 1992”, kujtoi kryebashkiaku Leonardo Fornaciari, “kur një familje me katër anëtarë, një baba, një nënë dhe dy vajza, humbën jetën në shtëpinë e tyre për shkak të një defekti në kaldaje”.

Kryebashkiaku shtoi: “Është një moment trishtimi aktual që sjell në mendje një tragjedi të kaluar që ky vend nuk e ka harruar,

Related Posts

Motra ime është e sëmurë”, 22-vjeçari telefonoi 112 por i dha adresën e gabuar! Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhi:

Nuk munda t’i shpëtoja, nuk munda t’i shpëtoja”. Këto janë fjalët që përsërit vazhdimisht Turim Kola, vëllai i Arti Kolës, pas tragjedisë që ndodhi dy ditë më…

Tronditet Berisha, Rama i ‘vjedh’ figurën e njohur të PD-së dhe i jep postin e rëndësishëm

Këtë të premte, Këshilli i Ministrave ka vendosur të emërojë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë,…

Pasi Bes Kallaku bëri publike lidhjen e re, vjen deklarata “rrufe” e Xhensilës

Publikimi i këngës së re nga Xhensila Myrtezaj ka trazuar rrjetin orët e fundit, jo vetëm për melodinë, por për tekstin që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit…

Vd ekja e vogëlushit Brian Spahiu, Prokuroria mbyll hetimet, në gjyq 7 persona! Mjeku Ilir Xhaxho dhe e bija Ina Xhaxho akuzohen për vr asje nga pakujdesia dhe mashtrim

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 7 persona në lidhje me vdekjen e vogëlushit Brian Spahiu, pas një ndërhyrje dentare. Mes personave…

‘Nje femer ju sjell PASURI ne shkurt…’ Fati troket tek 3 shenja, do i ndahen halleve

Sot do merrni gjithçka qe keni dashur nga ai qe keni ne krah dhe kënaqësitë do jene te pafundme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret…

Harrojeni motin e Janarit! E pabesueshme cfare na pret ne muajin Shkurt

Pas një janari relativisht të lagësht, reshjet janë kthyer sërish në pjesën më të madhe të vendit dhe sipas parashikimeve, nuk kanë ndërmend të ndalen edhe për…