SkandaI në një shkollë në Tiranë: Mësuesi pushohet nga puna – fjalët që i tmerruan prindërit po bëjnë xhiron e rrjetit

Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina fetare, por një gjë e tillë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Gustav Majer.

Mësuesi i anglishtes ka predikuar fenë e Jehovait me nxënësit e arsimit bazë, dhe pas shqetësimit të prindërve, profesori është përjashtuar.

Me video për dashurinë hyjnore për Zotin dhe detyra në fletore për nxënësit e fillores, që lidhen me urdhërimet e Perëndisë, si këto foto të siguruara ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, prindërit e klasës së katërt ngritën alarmin në drejtorinë e shkollës në fillim të javës. Pas verifikimit nga komisioni i disiplinës, u vendos masa e largimit të mësuesit.

“5 orë mësim për Zotin. Thoshte fjalët e Zotit për fundin e botës. Na vendoste vetëm 10 për Zotin”, shprehet një nga nxënësit.

“Ka ndodhur një gjë e paparë, a ka më turp dynjaja, t’i thuash fëmijës ‘vd*s sot, se do ngjallesh nesër?!’ Ti jashtë, në mbasdite, ki besimin tënd, po në shkollë jo. Gabim që nuk falet!”, thonë prindërit.

Dëshmitë e fëmijëve dhe prindërve janë tr*nditëse, teksa tregojnë përpjekjet për indoktrinimin e nxënësve brenda ambienteve shkollore. Rrëfimet zbulojnë se qasja e profesorit të anglishtes ishte e dukshme, por situata u përkeqësua kur bindjet e tij u bënë pjesë e programit mësimor.

Mësuesi i anglishtes shfrytëzonte orën e mësimit për të diskutuar tema fetare. Ndonëse shquhej si mësues i përgatitur në njohuritë e lëndës, kishte prindër pa dijeni mbi rastin ose të kënaqur me rezultatet e notave.

Një nga prindërit thotë: “Unë 5 vite e kam vajzën që bën anglisht dhe s’kam pasur shqetësim”.

Por, institucioni arsimor dhe drejtuesit rajonalë vendosën pushimin nga puna të mësuesit, si rast në shkelje të rregullores dhe ligjit që dikton arsimin laik./Top Channel

Related Posts

Ekskluzive: Deklarohet burri që u sυImua nga djali me sëpatë: Mos shpifni, do të Iυftoj deri në vd*kje për shërimin e djalit tim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e djeshme në komunën e Deçanit, atje ku sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, një burrë është sulmuar nga djali…

“Kishin ende rr*ahje zemre”, bashkëatdhetari rrëfen tr*gjedinë e familjes Kola

Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë nga tragjedia e rëndë e ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të familjes shqiptare Kola humbën jetën si…

Vd*kja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare/ Prokuroria e Tiranës mbyII hetimet, dërgon në gjyq 7 persona

TIRANË – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit B.S., i cili humbi jetën…

Aksident me 3 të plagosur në Rrugën e Arbërit, makina përplaset me kamionin dhe shpërbëhet në dy pjesë

Bulqizë, 6 Shkurt 2026 – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbërit, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përfshirë një makinë…

Ja kush është mësuesi që predikonte Dëshmitarët e Jehovait te fëmijët e shkollës fillore. Zbardhet vendimi i plotë

Një mësues i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë është larguar nga detyra, pasi prindërit e nxënësve denoncuan se ai predikonte fenë e Dëshmitarëve…

E rëndë në Fier! Babai me dy djemtë rreh motrën dhe mbesën e mitur

Një rast dhune në familje është regjistruar së fundmi në qytetin e Fierit, ku një baba dhe dy djemtë e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës…