“Kishin ende rr*ahje zemre”, bashkëatdhetari rrëfen tr*gjedinë e familjes Kola

Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë nga tragjedia e rëndë e ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të familjes shqiptare Kola humbën jetën si pasojë e helmimit nga gazi në banesën e tyre.

Momente dramatike nga vendngjarja ka rrëfyer për mediat italiane Ernest Çela, fqinj dhe bashkëatdhetar i familjes, i cili ishte ndër të parët që hyri në banesë së bashku me karabinierët dhe vëllain e kryefamiljarit. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, kur në banesë mbërriti patrulla e karabinierëve, e shoqëruar nga xhaxhai i njërit prej viktimave.

“Mbrëmjen rreth orës 21:30 erdhi patrulla e karabinierëve bashkë me xhaxhain e djalit që ka ndërruar jetë. Menjëherë hymë në banesë dhe u ngjitëm në katin e dytë, ku pashë katër trupat të shtrirë pa ndjenja në tokë. Në atë moment shkova menjëherë të kontrolloja nëse kishin akoma puls dhe deri në atë moment kishin ende rrahje zemre”, tregon Ernest Çela.

Ai shpjegon se situata u përkeqësua brenda pak minutash, pasi edhe vëllai i viktimës humbi ndjenjat, ndërsa vetë ai filloi të ndiente marramendje. Sipas dëshmisë së tij, u kuptua menjëherë se në ambient kishte prani gazi dhe të gjithë u detyruan të largoheshin nga banesa për të shmangur rrezikun.

“Pastaj, në një moment, xhaxhai i djalit – ai që tani është i shtruar në spitalin e Cisanellos në gjendje të rëndë – humbi ndjenjat. Më pas edhe mua filluan të merreshin mendtë. Më pas bashkë me babanë tim dhe dy karabinierët kuptuam se në ajër kishte diçka, një gaz ose diçka e ngjashme.Kështu që dolëm të gjithë menjëherë jashtë nga banesa. Pasi dolëm, e kuptuam që në ambient kishte monoksid karboni. Zjarrfikësit erdhën pas pak kohe, nuk di të them nëse pati vonesë apo jo. Në vendngjarje ishte edhe një ambulancë. Pasi dolëm jashtë, na dhanë ndihmën e parë”, thotë i riu.

Ernest Çela sqaron gjithashtu se ekipet e ndihmës së shpejtë nuk u lejuan të ngjiteshin në banesë për shkak të rrezikut të lartë nga gazi. Ai thekson se në momentin kur kishte hyrë në apartament, viktimat ende shfaqnin shenja jete.

“Kur hapën dritaren, doli edhe një tym i bardhë. Por deri në momentin që unë isha lart, ata kishin puls”, përfundon ai.

Related Posts

E verbër, invalide dhe e braktisur nga shteti: Drama e Fatmirës që humbi edhe shtëpinë nga përmbytjet

Përmbytjet e muajit janar në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës, nuk lanë pas vetëm dëme materiale, por edhe drama njerëzore të rënda. Një prej tyre është…

Merr fund kalvari gjyqësor, Balluku nuk është më zëvendëskryeministre (VENDIMI I PLOTË)

Nga sonte Belinda Balluku nuk është më, për një afat të pacaktuar, zëvendëskryeministre e qeverisë Rama. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar mbrëmjen e sotme ankimin e paraqitur nga…

Ekskluzive: Deklarohet burri që u sυImua nga djali me sëpatë: Mos shpifni, do të Iυftoj deri në vd*kje për shërimin e djalit tim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e djeshme në komunën e Deçanit, atje ku sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, një burrë është sulmuar nga djali…

Vd*kja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare/ Prokuroria e Tiranës mbyII hetimet, dërgon në gjyq 7 persona

TIRANË – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit B.S., i cili humbi jetën…

Aksident me 3 të plagosur në Rrugën e Arbërit, makina përplaset me kamionin dhe shpërbëhet në dy pjesë

Bulqizë, 6 Shkurt 2026 – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbërit, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përfshirë një makinë…

Ja kush është mësuesi që predikonte Dëshmitarët e Jehovait te fëmijët e shkollës fillore. Zbardhet vendimi i plotë

Një mësues i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë është larguar nga detyra, pasi prindërit e nxënësve denoncuan se ai predikonte fenë e Dëshmitarëve…