E verbër, invalide dhe e braktisur nga shteti: Drama e Fatmirës që humbi edhe shtëpinë nga përmbytjet

Përmbytjet e muajit janar në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës, nuk lanë pas vetëm dëme materiale, por edhe drama njerëzore të rënda. Një prej tyre është historia e Fatmira Mehmetit, 55 vjeçe, e verbër dhe invalide e grupit të parë, e cila u përball me tmerrin e ujit që pushtoi banesën e saj brenda pak minutash.

Fatmira jetonte e vetme kur stuhia dhe vërshimi i ujit shkatërruan gjithçka. “Uji hyri me vrull në shtëpi dhe çdo gjë doli jashtë funksioni. Në ato çaste mendova se jeta ime ishte në rrezik,” rrëfen ajo. Vetëm ndërhyrja e vëllait dhe disa të afërmve bëri të mundur nxjerrjen e saj nga banesa.

Sot, shtëpia e Fatmirës është e pabanueshme. Ajo nuk ka më as dritare dhe as çati, ndërsa dëmet janë totale. Për këtë arsye, 55-vjeçarja është detyruar të largohet dhe aktualisht jeton me qira, duke paguar 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Përveç qirasë, ajo përballon edhe shpenzime të tjera, pasi paguan 150 mijë lekë të vjetra për kujdestaren që i shkon tre herë në ditë për ta ndihmuar.

Megjithëse ndodhet në kushte të vështira dhe jeton e vetme, Fatmira thotë se deri më sot nuk ka marrë asnjë ndihmë konkrete për të përballuar pasojat e përmbytjeve.

Fiks Fare u interesua për problemin e zonjës Mehmetit pranë Bashkisë së Durrësit, për të mësuar nëse kishte marrë ndonjë masë për strehimin e saj. Në lidhje me këtë situatë, Bashkia e Durrësit bëri me dije se grupet e punës kanë qenë në terren dhe kanë hartuar akt-konstatimet e dëmeve pas përmbytjes së 6 janarit 2026.

Sipas bashkisë, janë rreth 2500 familje në territorin e saj që janë prekur nga përmbytjet e fundit, por ende nuk është miratuar fondi për dëmshpërblim apo bonus qiraje. Në përgjigjen e saj për emisionin Fiks Fare, bashkia, duke iu referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 329, datë 16.05.2012, sqaron se pas përfundimit të vlerësimit në terren do të vijojë procesi i llogaritjes së dëmeve në vlerë monetare.

Pas interesimit të vazhdueshëm të emisionit, Bashkia e Durrësit ka konfirmuar se do të ndërmarrë hapa konkretë për trajtimin e kësaj situate. Sipas bashkisë, do të ngrihet një grup pune i përbërë nga punonjës të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale dhe inxhinierë, të cilët do të shkojnë në banesën e zonjës Mehmetit për të konstatuar nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Më pas, bashkia merr përsipër të ndërhyjë për riparimin e shtëpisë dhe për zëvendësimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe orendive që u dëmtuan. Gjithashtu, bashkia sqaron se për këtë ndërhyrje do të shfrytëzohen donacionet nga Katari dhe Kina, të destinuara për familjet e prekura nga përmbytjet e fundit. Burimi: Fiks Fare

Related Posts

Në mëngjes apo në mbrëmje? Ja kur rekomandohet të bëhet dushi

Nëse zgjedhja e orës së ditës për të bërë dush ju duket thjesht një çështje preference personale, mjekët sugjerojnë se kjo rutinë ka ndikim edhe në shëndetin…

Cfare po ndodh ne Shkoder, forcat e policise blindojne qytetin, nje person dyshohet qe…

Policia e Shkodrës ka blinduar qytetin pas dy tentativave të njëpasnjëshme grabitjeje, duke vënë në lëvizje forca të shumta për kapjen e autorit të dyshuar. Sipas informacioneve…

Gazetari Fevziu shkon ne spital, tregon tm*rrin qe pa

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ambientet e Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT, duke u shprehur se kushtet atje janë të tmerrshme. Për…

Dridhet toka, tërmeti i fuqishëm godet shtetin me shumë shqiptarë

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në rajonin Kemah të provincës Erzincan në Turqi, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës dhe…

SKANDALI NE SHKOLLAT E TIRANES – Mësuesi i anglishtes TRONDIT fëmijët: Vd isni sot se do ngjalleni nesër! Zbardhen dëshmitë ho rror

Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina fetare, por një gjë e tillë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Gustav…

Mos Flini Akoma! Luani merr LEK, Binjaket…! Zbuloni fatin b*mbastik te shenjave te bekuara

Lajme të papritura, mesazhe që ndryshojnë plane dhe zhvillime të shpejta pritet të ndikojnë në humorin dhe vendimet e tyre. Astrologët paralajmërojnë se energjitë e sotme favorizojnë…