Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk arritën të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.
Votat janë ndarë 4 pro dhe 4 kundër duke bërë që të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku mësohet se janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.
Ndërsa ata që votuan pro kërkesës së qeverisë, ishin 4 gjyqtarët: Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji.,