“Kam dy muaj pa mjekim”, i moshuari denoncon mungesën e ilaçit jetik

Një rast alarmant ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Vlora, ku një i moshuar që vuan nga kanceri i prostatës prej tre vitesh thotë se prej dy muajsh ka mbetur pa mjekimin jetik.

Bëhet fjalë për zotin Beshir, i cili sipas familjarëve ka kryer 6 seanca kimioterapie dhe më pas është referuar nga onkologia e Vlorës drejt Tiranës për ndryshim terapie, pasi i ishte përkeqësuar gjendja.

Sipas vajzës së tij, në Onkologjikun e Tiranës i është rekomanduar ilaçi Abirateron, një medikament i përdorur për trajtimin e kancerit të prostatës në faza të avancuara. Por prej dy muajsh, familja pretendon se ilaçi mungon dhe pacienti ka mbetur pa trajtim.

Në një video të dërguar në redaksinë tonë, vetë i moshuari shprehet:

“Jam kuruar nga prostata, kam 3 vjet. Kam bërë 6 kimio dhe onkologia e Vlorës më nisi në Tiranë për të ndërruar ilaçet. Vajta në Tiranë në dhjetor dhe doktoresha më tha do të më merrte ajo për ilaçet. Që nga ajo kohë nuk më ka marrë më në telefon, kam ngelur pa ilaçe.”

Familja shprehet e dëshpëruar dhe kërkon ndërhyrje urgjente, pasi sipas tyre, mungesa e mjekimit po i shkakton kriza të shpeshta dhe rrezikon seriozisht shëndetin e tij.

Ky rast ngre një shqetësim më të gjerë: nuk është hera e parë që pacientë me sëmundje të rënda raportojnë mungesë medikamentesh në sistemin publik shëndetësor. Për të sëmurët me kancer, ndërprerja e trajtimit nuk është thjesht një vonesë, por një rrezik real për jetën.

Si është e mundur që një pacient onkologjik të mbetet për dy muaj pa ilaçin e përshkruar? A ka mungesë furnizimi? A ka probleme procedurale? Apo bëhet fjalë për një rast të izoluar?

JOQ Albania i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të reagojnë publikisht për këtë rast dhe të sqarojnë nëse medikamenti Abirateron është aktualisht në dispozicion për pacientët.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…