Luiz Ejlli ka bërë hyrjen e tij madhështore në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ashtu siç ishte përfolur prej ditësh, por atmosfera festive zgjati shumë pak. Pritja e banorëve ka qenë e ndarë në dy kampe, ku nuk kanë munguar fytyrat e ngrira dhe tensionet e menjëhershme.
Kamerat kanë fokusuar portretet e Kristit dhe Selinit, të cilët janë parë mjaft seriozë dhe me fytyra të prera, duke mos e fshehur pakënaqësinë apo shqetësimin për këtë rikthim të fuqishëm.
Por, “lufta” ka nisur zyrtarisht sapo banorët janë zhvendosur në dhomën e ndenjes (living). Rogerti, i cili përfol si rivali i mundshëm i Luizit, nuk ka humbur kohë për të treguar dhëmbët. Ai i është drejtuar me tone të ashpra Artanit (Tanit), duke krijuar një situatë të nderë.
Në këtë moment ka ndërhyrë Luizi, duke marrë menjëherë rolin e liderit dhe mbrojtësit të Tanit.
“Mos e ki frikë atë,” i ka thënë Luizi qetësisht Artanit, duke sfiduar autoritetin e Rogertit.
Kjo frazë e ka acaruar keq banorin, i cili i është kthyer flakë për flakë fituesit të BBV2 me një kërcënim të hapur në sy të të gjithëve:
“Ti je në rregull, se kam me ta tregu unë ty!”
Me këtë shkëmbim të parë zjarri, duket se shtëpia është ndarë tashmë në fronte lufte dhe përballja Luiz-Rogert sapo ka filluar.