Personi në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë

Personi në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë. Sipas raportimeve, ai është futur në filialin e FiBank me një çantë, brenda së cilës kishte fshehur një armë kallashnikov. Menjëherë pasi ka hyrë në ambientet e bankës, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në dysheme për të frikësuar stafin dhe klientët. Më pas, Fusha i është drejtuar arkës ku ka arritur të marrë një shumë parash. Ka qenë reagimi i shpejtë i një qytetari që ka njoftuar policinë, ndërsa patrulla ka mbërritur në kohë rekord, duke e kapur autorin në momentin që po dilte nga dera e bankës.

Menjëherë pas arrestimit, 58-vjeçarit iu sekuestrua çanta e krahut ku u gjetën paratë e dyshuara të grabitura, si dhe arma e zjarrit. Nga kontrolli rezultoi se brenda çantës ndodheshin rreth 20 milionë lekë të vjetra. Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…