Gjatë sfidës së pikturës në “Big Brother VIP”, Miri ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me prezantimin e veprës së tij, duke e kthyer momentin në një show humori dhe ironie për çiftin Mateo-Brikena.
Teksa shpjegon pikturën, Miri i referohet Mateos si një zemër e “deformuar”, ndërsa Brikenën e cilëson si pjesën më të drejtë dhe të plotë të dyshes.
Por ironia më e fortë lidhet me figurën e një peme, të cilën ai e quan “Boli” dhe “gjarpri i zi” që është loja në Big Brother.
“Ky është gjarpri i zi që s’i lë këta të bashkohen, deri në momentin që këta ta vendosin që të kapin Primen e radhës,” – shprehet Miri, duke lënë të kuptohet se afrimiteti i tyre shihet prej tij si një strategji loje për vëmendje.
Ai e mbyll shpjegimin duke thënë se kjo është loja e tyre: “Të bëhen bashkë… të japin atë që duan dhe të dalin jashtë nga kjo shtëpi”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE